Virusi Korona, Australia planifikon t’i vendosë të prekurit në një ishull

Qindra shtetas të huaj janë evakuuar nga qyteti kinez Wuhan, qendra e shpërthimit të koronavirusit, pasi u konfirmuan më shumë vdekje dhe raste të reja.

Australia po planifikon t’i vendosë në karantine 600 qytetarët e saj të kthyer për dy javë në një ishull – rreth 2,000 km  nga kontinenti, transmeton Top Channel.

Japonia, ShBA-të dhe BE-ja gjithashtu po riatdhesojnë qytetarët e tyre. Presidenti Xi Jinping e quajti virusin “një djall”, por tha që Kina do ta mposhte.

Një ekspert nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez (NHC) tha se mund të duhen edhe 10 ditë të tjera për të arritur kulmin.

Numri i vdekjeve nga virusi është rritur në 132 në Kinë, tha NHC të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button