Osmani: Të mos ndahet datë për negociata në mars, do të thotë përzierje e BE-së në zgjedhjet

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në një intervistë për Agjencinë Evropa, mendon se është me rëndësi vendimi i fillimin e negociatave me BE-në të sillet në mars, si mirënjohje për përpjekjet e Qeverisë.

“Tani është momenti i vetëm logjik, sepse, nëse ndodh në mars, ajo do të jetë gjatë mandatit kur janë bërë kompromiset më të rënda”, ka thënë Osmani duke u përqendruar në marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë si dhe Ligjin për gjuhët.

Zëvendëskryeministri vlerëson se vendimi duhet të sillet në samitin e marsit të BE-së, gjegjësisht para zgjedhjeve në prill.

“Të mos sillet vendim do të jetë përzierja më e madhe e mundshme në zgjedhje, sepse gjatë këtij mandati, kemi ndërmarrë rrezik politik dhe e bazojmë atë vendim ndaj premtimit të BE-së. U kemi thënë bashkëqytetarëve tanë, në çështjen për referendumi se kemi marrëveshje me BE-në: nëse e realizojmë premtimin tonë, BE-ja do ta realizojë të vetin. Nëse BE-ja nuk e bën këtë gjatë mandatit të vet, ky do të jetë intervenimi më i madh në zgjedhjet dhe do të ketë pasoja të mëdha”, paralajmëron zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane.

Nga metodologjia e re e Komisionit Evropian e cila duhet të publikohet më 5 shkurt. Osmani pret kredibilitet.

“Është shumë me rëndësi sepse pas Samitit në tetor kredibiliteti i BE-së është prishur në rajon dhe duhet të punojmë në atë që ta kthejmë, kjo është vitale për perspektivën e rajonit”, thotë Osmani.

Ai shton se kjo metodologji e re nuk guxon sërish ta shtyjë vendimin për fillimin e negociatave.

“Nuk është e njëjtë që vendimi të sillet në mars ose në qershor. Nëse është në mars kjo do të jetë pjesë e tregimit i cili jep mesazh pozitiv deri tek rajoni se nëse sillen në mënyrë evropiane do të shpërbleheni. Nëse do të jetë në qershor, kjo do të jetë vetëm një proces burokratik i vlerësimit të realizimit të kushteve”, sqaron zëvendëskryeministri.

I pyetur për sjelljen e ligjit për prokurorinë publike, Osmani e quan “kusht të pashënuar”, por mendon se nëse ai paraqet çelës për hapjen e negociatave, opozita duhet ta shfrytëzojë që të jetë edhe ajo pjesë e suksesit evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button