fbpx

Hapja solemne e objektit të rinovuar të Teatrit Shqiptar ende në procedurë të pranimit teknik

Hapja solemne e Teatrit Shqiptar në Shkup që nga nëntori i vitit 2019, ende është në procedurën e pranimit teknik, që nënkupton dhënie të lejes për lëshim në përdorim të objektit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes. Vërejtjet e Komisionit të Ministrisë, Teatri është duke i adresuar në bashkëpunim me kompaninë ndërtuese, njofton Portalb.mk.

Edhe janari kaloi ndërkaq artdashësit nuk patën mundësinë të shijojnë shfaqet e Teatrit Shqiptar në Shkup. Sipas zëdhënëses, Anita Latifi kjo procedurë duhet të mbarojë brenda disa ditëve, por nuk ka specifikuar datë konkrete.

“Komisioni nga Ministria e transportit dhe lidhjeve në janar kreu kontrollin teknik dhe dha vlerësim për punën e realizuar. Vërejtjet minore të cilat i dha ky Komision jemi duke i adresuar në bashkëpunim me kompaninë ndërtuese. Është çështje ditësh përmbyllja e plotë e procedurës së pranimit teknik” – u shpreh Anita Latifi për Portalb.mk.

Ajo gjithashtu shtoi se në repertoarin e Teatrit ka tre premiera të cilat do të shfaqen për publikun: “Bregu i pikëllimit” nga Teki Dervishi, regjia Altin Basha , “Murlin Murllo” nga Nikollaj Koljada, regjia Kristina Dimitrova, “Ballkan Ballkon” nga Zhan Zhene në regji të Ben Kumbaros.

Teatri Shqiptar i Shkupit ka 6 vite që është nën rinovim kurse lëshimi në përdorim i së njëjtës vazhdonte të jetë në shtyrje. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar realizimin e shfaqjeve, të cilat janë shfaqur herë në Qendrën Teatrore të Fëmijëve e herë në Teatrin e Komedisë, ku mesatarisht kanë arritur deri në tre brenda një viti. Shfaqja e fundit u realizua në fund të prillit.

Rinovimi i Teatrit Shqiptar të Shkupit shpesh herë ka ditur të përdoret edhe nga partitë si “përfitim” pikësh politike, por që asnjëra prej tyre në programin e tyre zgjedhor nuk shpalosi një hap konkret për këtë dhe institucionet tjera të rëndësishme kulturore.

LEXO: Teatri Shqiptar asessi të mbarojë me ndërtimin, vazhdimisht jepen arsyetime
LEXO: Rindërtimi i teatrit të Shkupit, deri në 31 tetor
LEXO: Rikonstruksioni i Teatrit Shqiptar në Shkup assesi të merr të mbarën!
LEXO: Shtyhet data e përfundimit të rikonstruktimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar
LEXO: Mjetet financiare për teatrin shqiptarë, si pikë uji në det!
LEXO: Kur do të jetë gati objekti i Teatrit Shqiptar në Shkup dhe Tetovë? Përgjigjet Valmir Aziri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button