Timonie: Kur të miratohet metodologjia, negociatat BE-RMV mund të fillojnë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët me titull “Rruga për në BE dhe NATO: Perspektivat dhe sfidat” e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pjesën e dytë të diskutimit, fjalime patën edhe ambasadorët e huaj në Maqedoninë e Veriut. Ambasadori i Francës Christian Thimonier theksoi se procesi i reformimit të BE-së mund të zhvillohet paralelisht me procesin e bisedimeve për anëtarësim.

“Kur të miratohet metodologjia, bisedimet do të munden të fillojnë, derisa në në të njëjtën kohë Unioni në mënyrë të suksesshmi do t’i mbarojë reformat e saja, që do t’i mundësojë ta shqyrtojë hyrjen e anëtareve të reja, në kushte kur vetë Unioni do të disponojë me proces të rinovuar dhe efikas të vendosjes”, tha Thimonier.

Në Samitin e liderëve të BE-së në tetor të vitit të kaluar, nuk u arrit marrëveshje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Franca ka kundërshtuar hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke thënë se të dy vendet duhet të zbatojnë më shumë reforma përpara fillimit të bisedimeve, si dhe nevojitet ndryshim në procesin e bisedimeve.

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë ambasadorë nga disa vende të huaja në Shkup, si dhe ish ministra, profesorë dhe deputetë.

Sipas njoftimit nga zyra e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski në fjalimin e tij iu falënderua vendeve të BE-së që procesi i zgjerimit mbetet në axhendën e saj, shprehi pritshmëritë që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet për anëtarësim gjatë presidencës kroate dhe se metodologjia e re për zhvillimin e bisedimeve të anëtarësimit do të miratohet në mbledhjen e Këshillit Evropian në muajin mars të këtij viti.

“Presidenti theksoi se efektet e vendimit për fillimin e bisedimeve do të kenë ndikim pozitiv në proceset politike, agjendën reformuese, rezultatet që do të arrihen, si dhe në përgjithësi në optimizmin në shoqëri. Prandaj, presidenti tha se është e rëndësishme për vendin tonë se kur të merret ai vendim”, thuhet në kumtesë.

Presidenti Pendarovski shprehi pritshmëritë se procedura në Spanjë për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin të vendit në NATO pritet të përfundojë para fillimit të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast ai tha se është e nevojshme që vendi të zhvillojë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë paraparë të mbahen më 12 prill të këtij viti.

Përpos ambasadorit të Francës, mbështetje për integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut në pjesën e dytë të tryezës së rrumbullakët dhanë mes tjerash edhe ambasadorët e Italisë, Gjermanisë, SHBA-ve dhe Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button