Të paktën 33 persona janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 5,4 ballë në Iran

Të paktën 33 persona janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 5,4 ballë që ndodhi dje në qytetin Shiraz të provincës Fars në jug të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Qendrës së Urgjencës së provincës Fars, Mohammed Javad Muradiyan, në deklaratën për Agjencinë e lajmeve Fars, tha se si pasojë e tërmetit me epiqendër qyteza Hane Zinyan janë plagosur 33 persona.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë duke u trajtuar në spital ndërsa të tjerët në këmbë.

Zyrtarët gjithashtu njoftuan se 37 fshatra kanë pësuar dëme nga tërmeti.

Qendra e Sizmologjisë pranë Universitetit të Teheranit, dje kishte njoftuar se ka ndodhur një tërmet me magnitudë 5,4 ballë me epiqendër qytezën Hane Zinyan në Shiraz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button