I riu u kap me 30 celularë të fshehur në pantallona

Policia holandeze zbuloi gjatë një koncerti rock-u vjedhjen e 30 telefonave celulare nga një person i cili i kishte fshehur në pantallonën e tij te çiklizmit, transmeton OraNews.

Ata dyshojnë se personi në fjalë është një 34 vjeçar i cili besohet se është i përfshirë në një grup grabitësish.

Ai u ndalua pasi fansat e koncertit lajmëruan policinë, teksa kjo e fundit bllokoi të gjitha daljet. Policia dërgoi masa shtesë pas një paralajmërimi nga policia belge. 50 telefona celularë u vodhën në zonën Antwerp.

Nuk është ende e qartë nëse i dyshuari, i cili është një shtetas rumun, ka të bëje me grabitjen e ndodhur në Amsterdam gjatë një koncerti të një grupi kanadez, më 21 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button