Pas aksidentit tragjik, kompania e njohur mori këtë vendim

Ndarja nga jeta e legjendës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant tronditi jo pak botën e sportit. Aksidenti tragjik solli edhe një bujë të madh në treg, transmeton OraNews.

Veshje me firmën dhe me emrin e Bryant nisën të shiteshin me çmime të larta, të njohura edhe si tregu i dorës së dytë. Kjo detyroi dyqanin online “NIKE”, sponsor i Bryant që të hiqte çdo artikull nga vitrina.

“Kompania “Nike” ka vendosur të pezullojë shitjet e këtyre atleteve për të parandaluar keqpërdorimet që mund të ndodhin, me dikë që mund të blejë numër të madh të tyre, për t’i shitur më vonë te tifozët e Bryant me një çmim shumë më të lartë,” thuhet në njoftim.

Ish superylli i Los Angeles Lakers humbi jetën së bashku me 8 persona të tjerë, pasi helikopteri privat i tij u përplas me një kodër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button