“Dhoma publike” tregoi anën e errët të grupeve të mbyllura në Internet

Rasti i fundit i komprometimit të fotove të shpërndara në rrjetin e aplikacionit Telegram që është ende duke e tronditur publikun, është shembull që dëshmon se të rinjtë nuk dinë të mbrojnë informacionin e tyre personal dhe të mbrojnë privatësinë e tyre në Internet. Me rastin e 28 janarit – Ditës Evropiane të mbrojtjes së të dhënave personale kërkuam përgjigje nga me shumë bashkëbisedues kompetentë për atë nëse dhe në çfarë mase mund të mbrojmë privatësinë tonë dhe privatësinë e fëmijëve tanë dhe në çfarë mase jemi të vetëdijshëm për pasojat, transmeton Meta.mk.

Skrinshoti i një bisede në grupin “Dhoma Publike” që tani është riemëruar në “Hm …”. Përmbajtjet që mund të keqpërdoret në këtë skrinshot janë mjegulluar ose errësuar.

Marijana Marushiq Kos, eksperte për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ish drejtore e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDhP), thotë se njerëzit në vendin tonë bëhen të vetëdijshëm vetëm pasi t’iu shkelen të drejtat.

“Jeta zhvillohet në Internet dhe krejt ajo nuk është aq naive. Sidomos për të rinjtë, për ta gjithçka është normale. Por në fund të fundit, çdo gjë ka të bëjë me vetëdijen tonë. Prandaj duhet të mendojmë për këtë kur të ekspozohemi në Internet, thotë Marushiq Kos, duke shtuar se duhet të jemi të vetëdijshëm që dalim në publik dhe duhet të jemi të përgatitur për çdo pasojë.

Në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave personale dhe publikimin e fotove të zhveshura në “Telegram” në grupin e quajtur “Dhoma Publike” që ka me mijëra përdorues, Marushiq Kos vlerëson se secili prej atyre fëmijëve, fotografitë e të cilëve u gjetën në grup, është dashur të kenë të paktën një nivel të caktuar të vetëdijes se një ditë dikush do të mund të abuzojë me to.

“Në vendin tonë, njerëzit zakonisht bëhen të vetëdijshëm vetëm pas shkeljes, përkatësisht pasi t’iu shkelet e drejta e tyre për privatësi. Atëherë ndërgjegjësohen se duhet është dashur të mbrojnë të dhënat e tyre. Në Internet, zakonisht ndodh kështu. Ata nuk mendojnë për këtë para kohe”, thotë Marushiq Kos.

Sipas saj, duhet të ketë një veprim i disa resorëve njëkohësisht kur bëhet fjalë për këtë çështje, përkatësisht të rritet vetëdija, veçanërisht në mesin e të rinjve që ata të “fillojnë të mendojnë dhe të veprojnë në atë mënyrë që t’i dinë të gjitha pasojat e sjelljes së tyre”.

Ajo vlerëson se nuk mjafton që të edukojë vetëm DMDhP, por që ajo punë duhet të bëhet më e organizuar, së bashku me sektorin e OJQ-ve dhe ata që janë përgjegjës të Ministrinë e arsimit dhe shkencës.

Zhaneta Trajkoska nga Instituti për studime të komunikimit thotë se shembulli i fundit i me “Dhomën Publike” është konfirmim që ne nuk kemi fare njohuri ose interes për të ditur se çfarë janë të dhënat personale dhe si t’i mbrojmë ato.

“Ky rast ka treguar vendimtar është arsimi i mesëm”, është e prerë në qëndrim Trajkoska.

Sipas saj, është fakt shkatërrues që në mediat sociale ka pasur komente nga njerëz të rritur, të cilët thoshin se vetë vajzat ishin fajtore, “diçka që tregoi injorancë, mosnjohuri dhe mos kuptim të gjërave”.

“Prandaj unë mendoj se ne, për fat të keq, duhet të fillojmë nga e para. Ne jo vetëm që duhet t’i edukojmë nxënësit, por edhe prindërit se si të mbrojnë fëmijët e tyre dhe të zgjerojnë vizionin e tyre”, theksoi Trajkovska, duke shtuar se mungon ndjenja e unitetit, shoqëri që duhet të ketë vlera të përbashkëta.

Prej disa ditësh, publiku është duke u tronditur nga skandali “Dhoma Publike”, grup në aplikacionin “Telegram” në të cilën janë ndarë qindra imazhe të vajzave të gjysmë të zhveshura dhe të zhveshura, ndër ta edhe vajza të mitura.

Skrinshoti i një bisede në grupin “Dhoma Publike” që tani është riemëruar në “Hm …”. Përmbajtjet që mund të keqpërdoret në këtë skrinshot janë mjegulluar ose errësuar.

Për këtë rast ka alarmuar një profesoreshë e një shkolle të mesme. Ministrie punëve të brendshme dhe Byroja për siguri publike kanë filluar një hetim për rastin dhe kanë kontaktuar zyrtarët në selinë e “Telegram” në Britani prek ku presin përgjigje. Në të njëjtën kohë, krijuesi dhe administratori i grupit janë të ftuar për bisedime. Ka paralajmërime që në biseda do të ftohen ata që kanë shpërndarë foto dhe video, e jo të gjithë 8000 anëtarët e grupit.

Përndryshe sot, 28 janar, është Dita Evropiane e mbrojtjes së të dhënave personale, të cilën Këshilli i Evropës ka vendosur ta festojë që nga viti 2006 sepse në këtë ditë është hapur për nënshkrim Konventa për mbrojtjen e të dhënave personale, ose e njohur me titullin e popullarizuar “Konventa 108“.

“Qytetarët në përgjithësi nuk janë të njoftuar me rreziqet që ndërlidhen me mbrojtjen e të dhënave të tyre private dhe të drejtat e tyre në këtë drejtim. Ata rrallë janë të vetëdijshëm për atë që mund të bëjnë nëse mendojnë se janë shkelur të drejtat e tyre, përkatësisht ata nuk e dinë saktësisht rolin e institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në ueb faqen e Këshillit të Evropës kushtuar shënimit të kësaj dite.

Fondacioni Metamorfozis përmes programit – Të drejtat e njeriut në internet, përpiqet të marrë vendin e liderit në procesin e përfaqësimit të të drejtave të njeriut në internet, duke iu ndihmuar komuniteteve të përballen me ndryshimet e jashtëzakonshme që rrjedhin nga ndikimi në rritje i teknologjive të reja. “Metamorfozis” përqendrohet në mbrojtjen e privatësisë duke forcuar kapacitetet e qytetarëve, institucioneve dhe sektorit të biznesit për të funksionuar një shoqëri digjitale.

LEXO: Policia zbuloi dy udhëheqësit shkupjan te “Dhoma publike”
LEXO: “Dhoma publike”, skandali me fotografi që përfshiu fëmijët në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Nëse nuk sanksionohet kryerësit, do të kemi edhe tjera “Dhoma Publike”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button