Ruçi dhe Balla: KE jep në mars dritën jeshile për Shqipërinë dhe RMV-në

Këshilli Evropian jep në mars dritën jeshile për të Shqipërinë dhe Maqedonië e Veriut. Kjo është deklaratat që kanë dhënë kryepalamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga samiti i PE për Ballkanin Perëndimor, transmeton OraNews.

Samiti u organizua dhe kryesua nga Presidenti i PE, David Maria Sassoli dhe në të morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të BP, kryetarët e grupeve parlamentare të PE dhe reporterët e PE për BP.

Gjatë takimeve u nënvizua se Parlamenti Evropian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij në Samit, Kryeparlamentari Ruçi shprehu mirënjohjen  për mbështetjen e fuqishme që PE dhe personalisht Presidenti Sassoli u japin përpjekjeve të vendeve të rajonit për t’iu bashkuar familjes evropiane.

Ruçi rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë drejt destinacionit evropian dhe të deklaroj se vendi ka vetëm një Plan A në rrugëtimin drejt të ardhmes, që është Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, Ruçi u kërkoi kryeparlamentarëve të BE-së të bindin qeveritë e tyre se Ballkani Perëndimor është një rajon evropian dhe jo kufitar me Bashkimin Evropian, se kufijtë kulturorë të Evropës janë kufijtë e saj gjeografikë dhe se kufijtë politikë dhe ekonomikë ka ardhur koha të afrohen me ta, se Ballkani Perëndimor është një vlerë e shtuar dhe jo një problem i shtuar për Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i cili ka nënëvizuar  se: “Shqipëria nuk është dekurajuar nga rezervat dhe skepticizmi i disa vendeve anëtare, të cilëve u është kërkuar që, para se të shprehin qëndrimet e tyre, të vijnë në Shqipëri dhe të prekin nga afër rezultatet e problemet tona. Ne jemi të vendosur në destiancionin tonë europian dhe nuk kemi plan tjetër, as të hapur, as të fshehtë, as sot, as në të ardhmen.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button