Vështirë që Spanja do ta ratifikojë protokolli për anëtarësimin e RMV-së në NATO para 12 shkurtit

Ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga Parlamenti i Spanjës, vështirë se do të mund të bëhet para 12 shkurtit. Këtë e deklaroi sot ambasadori spanjoll në Shkup Emilio Lorenco, transmeton Alsat M.

Ai shpreson që në muajin shkurt ky proces do të përfundojë edhe në Kuvendin spanjoll. Nëse deri para shpërndarjes së Kuvendit në Maqedoni, Spanja nuk e ratifikon Protokollin për anëtarësimin e plotë në NATO, atëherë Kuvendi në Maqedoni do ta ratifikojë atë para kohe, më 11 shkurt, me klauzolë që të hyjë në fuqi pas të përfundojë i gjithë procesi i mbetur në Spanjë.

“Qeveria e re e Spanjës tashmë e ka dërguar Protokollin deri në Kuvend me kërkesë që të ratifikohet me procedurë të shpejtë. Por duke pasur parasysh se ka dy dhoma të parlamentit, ndërsa Protokolli duhet të kalojë edhe në Komisionin e Punëve të Jashtme, e më pas në seancë plenare, vështirë të ratifikohet para 12 shkurtit. Është vështirë por nuk është e pamundur”, tha Emilio Lorenco, ambasador i Spanjës në Shkup.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi planifikon më 11 shkurt të caktojë seancë me pikë të vetme të rendit të  ditës – ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Ditën e ardhshme, më 12 shkurt, do të duhet të mbahet seanca e fundit në të cilën do të shpërndahet përbërja e tanishme parlamentare, dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill.

Përndryshe, nga 29 vendet-anëtare të NATO-s, vetëm Spanja nuk e ka ratifikuar Protokollin, pasi deri më 7 janar nuk ka pasur qeveri.

Procesi i ratifikimit të Protokollit nga shtetet anëtare erdhi pasi që ai fillimisht është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Deri tash, procesi i ratifikimit të protokollit është finalizuar në 28 shtete.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur më 28 dhjetor, ka konfirmuar tekstin e propozim-ligjit që ka të bëjë me marrëveshjen përfundimtare për anëtarësimin në NATO, të cilin e dorëzoi në kuvend për miratim. Qeveria me këtë ka kërkuar nga deputetët ratifikimin e përkohshëm të protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, por propozim-ligji pritet të hyjnë në fuqi pasi të botohet në Gazetën Zyrtare.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërbëhet më 11 shkurt, si pasojë e marrëveshjes ndërmjet partive politike, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.

Duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, ishte partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, që hodhi idenë për ratifikimin e parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO, për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë. Kjo ide më pas u mbështet edhe nga partitë shqiptare në opozitë.

LISTA E VENDEVE QË DERI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN:

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  23. Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  24. Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  25. Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  26. SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  27. Islanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  28. Holanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button