Filipçe: Kamera termale dhe epidemiologët “gjuajnë” të infektuar me virusin Korona

Kamera termale e Aeroportit të Shkupit është në funksion, atje kujdestarojnë epidemiologë nga Qendra e Shëndetit Publik, ndërkaq nëse ndonjë prej udhëtarëve është i dyshuar për virusin korona, me automjet special të Ndihmës së Shpejtë do të dërgohet në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetje gazetareske për gjendjen me virusin Korona në Kinë dhe vendosjen e kamerës termale në Aeroportin e Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Te ne arrijnë avionë prej Stambollit dhe Duait, për sot në mëngjes kemi informata se avioni prej Stambolli nuk do të arrijë, gjegjësisht është prolonguar për disa orë. Sistemi më është vendosur. Gjatë ditës së djeshme është bërë edhe orari i epidemiologëve nga Qendra për Shëndet Publik dhe ata do të jenë të pranishëm gjatë kohës së skenimit. Dje, kemi pasur takim pune me drejtorin e TAV, ata na kanë ndalë në ndihmë, avionët do të drejtohen gjithmonë një ose dy dale, të cilat janë shumë afër, për aspekt praktik që kamera të vendoset në një vend, nëse duhet të shfrytëzohet dhoma për izolim”, deklaroi Filipçe.

Nëse konstatohet se ndonjë prej udhëtarëve ka temperaturë të lartë të trupit, hapi i parë është bisedë me epidemiologët, dhe do të pyetet nëse ka qenë në Kinë dhe a ka pasur kontakt me të infektuar.

“nëse ka rast të tillë, ka protokoll për izolim, dezinfektim edhe të avionit dhe të hapësirave dhe nëpërmjet rrugës përkatëse, gjegjësisht me automjet special të Ndihmës së Shpejtë do të dërgohet në Klinikën për Sëmundje Infektive”, theksoi ministri.

Ai gjithashtu tha se puna është në kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

“Çdokush që nuk ka kontakt direkt dhe nuk vjen nga Kina do të shkojë nëpërmjet mjekut amë, ndërkaq çdokush që ka simptoma do të drejtohet në numrin telefonik, i cili është në broshurat e Institutit për Shëndet Publik. Puna tërësisht është në kontroll dhe në këtë moment nuk shoh asnjë arsye për rrezik ose panik”, theksoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button