SHGM dhe KEMM e dënojnë sjelljen e ministres Mizrahi ndaj “A1on”

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) reagojnë ndaj sjelljes së ashpër të ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, ndaj gazetarëve të “A1on.mk”, thuhet në kumtesën e SHGM-së dhe KEMM-së.

Ministrja ka dërguar demant te redaksia, plot akuza dhe shpifje për tekstin me titull: “Mizrahi emëroi këshilltaren e Gruevskit si shef të kabinetit të saj”, publikuar nga mediumi A1on.

Në reagimin e saj, Mizrahi akuzoi mediumin se ka publikuar tekst të njëanshëm, plot gënjeshtra dhe spekulime, por ajo në thelb nuk i mohoi lajmet, por përkundrazi e kualifikoi dhe etiketoi mediumin, duke shprehur mospajtim me politikën editoriale dhe mënyrën e prezantimit të lajmit. Përveç kësaj, ajo ka akuzuar portalin se është në vijë me partinë politike LSDM, e cila atë ditë pati një deklaratë për temën e njëjtë. \

“Duke vepruar kështu, Mizrahi ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm për një ministër, i cili gjithashtu mund të kuptohet si përpjekje për të bërë presion në mediat dhe për të imponuar vetë-censurimin. Theksojmë që nëse ministrja mendon se ndonjë gazetar apo media nuk ka respektuar standardet profesionale dhe etike, në atë rast ajo mund të paraqet rastin në KEMM ose në Këshillin e Nderit në SHGM si dy organe vetë-rregulluese”, thuhet në kumtesë.

SHGM dhe KEMM u bëjnë thirrje zyrtarëve publik, dhe në veçanti përfaqësuesve të Qeverisë, të përmbahen nga etiketimet dhe mohimet e pabaza që në ndonjë mënyrë mund të interpretohen si kërcënime dhe përpjekje për të ndikuar në politikën editoriale të mediave.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button