Padi për një 22-vjeçar nga Oreshani, e ka shantazhuar me fotografi një vajzë 26-vjeçare

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë për një banor të fshatit Oreshan për veprën penale – Shantazh, e cila është vepër e dënueshme sipas Kodit Penal, neni 259, paragrafi 1, njofton Portalb.mk.

“Për personin në moshë 22-vjeçare ekziston dyshim se me qëllim që të përfitojë pronë të paligjshme, e ka shantazhuar një 26-vjeçare që e ka njohur, se për të do të zbulojë, gjegjësisht do të publikojë material komprometues – fotografi të cilat do ta dëmtojnë nderin e saj. Në atë mënyrë, i dyshuari e ka detyruar që t’i japë 200 euro”, njofton Prokuroria.

Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së kujdesit, ndalesë për lëshim të vendbanimit, obligim që përkohësisht të paraqitet te personi zyrtar ose organi kompetent, marrje të përkohshme të dokumentacionit për kalim të kufirit, por edhe ndalesë për afrim ose çfarëdo lloj kontakti me të dëmtuarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button