fbpx

Sinjale për djemtë: Nëse vajzat sillen kështu, atëherë nuk janë të interesuara më për lidhje

Çdo marrëdhënie ka momentet e mira dhe të këqija. Nëse nuk ekziston më dashuria, atëherë është e pamundur që të rikthehesh me partnerin si më parë, shkruan Class.

Për këtë arsye ne do t’ju sjellim 8 situata ku duket qartë që ndenjat e juaja janë më të dobëta se në fillim.

Nuk interesohet më se si e kalon ti kohën

Një ndër gjërat që çdo partnere do të dijë është se si ai kalon kohën e lirë dhe sa herë që e merr në telefon, pyetja është: Çfarë po bën? Nëse kjo pyetje nuk ju bëhet më, mund të tolerohet një herë ose dy, por jo gjithmonë. Nëse ndodh rregullisht, duhet të bëheni të vëmendshëm.

Nuk është më xheloze

Është normale që partnerja do të bëhet xheloze për ty. Studiuesit kanë dalë në përfundimin se xhelozia forcon marrëdhënien (kur nuk është në nivele ekstreme). Nëse ajo nuk bëhet më xheloze, kjo tregon se nuk i intereson.

U përgjigjet telefonatave ose mesazheve shumë vonë

Nuk bëhet fjalë për momentin kur është shumë e zënë me punë, por kur ajo ka kohë. Edhe pse mesazhet mund të jenë emocionalisht të ftohtë, mënyra dhe koha e përgjigjes tregon shumë.

.

Nuk i pëlqen gjërat që më parë i bënit të dy

Shpesh partnerët “sakrifikojnë” duke bërë gjëra që ata nuk i pëlqejnë, vetëm për të kaluar sa më shumë kohë së bashku. Kur kjo gjë nuk ndodh më, duhet të shqetësoheni, pasi kjo tregon se shoqëria juaj nuk është me aq interes për të.

Nuk e planifikon të ardhmen bashkë

Ky është shenja më alarmuese. Kur partneri juaj do ta kalojë jetën me ty ai me patjetër do t’ju përfshijë në planet e tij në të ardhmen. Nëse nuk jeni në këtë listë, atëherë ka vend për diskutim.

Ajo është shumë e shqetësuar për diçka, por nuk e diskuton me ty

Nëse më parë flisnin për gjithçka përpara se të flinit, tani partneri po ju shmang, edhe pse ju e kuptoni që është i shqetësuar, duhet të pyesni me kujdes për arsyen e një sjelljeje të tillë.

.

Nuk kërkon më ndihmë

Nëse më parë i kërkonit ndihmë partnerit tuaj dhe ishit shumë të kënaqur nga kjo gjë, tani jo vetëm që nuk keni nevojë për ndihmë, por mendoni se ia dilni më mirë mbanë vetë. Kjo nuk është aspak diçka e mirë. Kjo mund të jetë një shenjë që nuk do t’ju shohë më, ose ju mendon se nuk vleni.

Ajo nuk qesh më me shakatë tuaja

Më parë ajo qeshte me të madhe me shakatë e tua, por tani jo më. Kjo nuk është një shenjë alarmante: mund të jetë e lodhur. Gjithsesi, duke e menduar me situatat e mëparshme, mund të jetë një shenjë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close