Çfarë tregon për raportin në çift mënyra se si flini, gjeni pozicionin tuaj këtu

Cili është pozicioni i preferuar i gjumit? Jeni nga ata që flejnë në krah të njëri-tjetrit, nga ata që duan rehatinë e tyre apo nga ata që zënë të gjithë krevatin? Zbuloni më poshtë se çfarë tregon për ju mënyra e të fjeturit në çift, shkruan Class.

.

Pozicioni lugë: jeni të çmendur pas njëri-tjetrit

Urime! Ju akoma dhe në gjumë nuk mund të qëndroni larg njëri-tjetrit. Keni një lidhje pasionate me partnerin, por njëkohësisht jeni të pasigurt për të, përderisa e mbani afër vetes akoma dhe gjatë gjumit.

.

Pozicioni “Krahu mbrojtës”: keni një marrëdhënie ndërvarësie dhe emocionale intensive

Rolet tuaja janë të dukshme. Njëri është mbrojtësi, ndërsa tjetri më “delikati”. Keni një lidhje të thellë emocionale brenda të cilës ndiheni të sigurt.

.

Pozicioni “Ma kap dorën të ecim bashkë”: lidhja juaj është e bazuar në themele të forta

Jeni të dy të pavaruar dhe nuk përshtateni lehtë. Keni respekt për njëri-tjetrin, edhe pse nuk jeni “të ngjitur” pas njëri-tjetrit. Keni gjithmonë kujdes se mos veprimet tuaja mund të lëndojnë tjetrin.

.

Pozicioni “Komshinjtë përballë”: përveç se çift, jeni dhe dy shokë shumë të mirë

Ju shijoni privatësinë, por në të njëjtën kohë mbështeteni shumë tek njëri-tjetri. Ka sekrete që ia tregoni vetëm partnerit. Nëse lidhja juaj do të kishte këmbë, do të bazohej shumë fort në to.

.

Pozicioni “Largohu, se do ngjitemi”: ndiheni shumë e sigurt brenda marrëdhënies dhe jeni veçanërisht të lidhur me partnerin

Zakonisht, e konsideroni lidhjen tuaj si të mirëqenë, por kjo ndodh sepse gjërat ju ecin mirë pa zënka. Edhe nëse keni të tilla, ato nuk ndikojnë në mbarëvajtjen e lidhjes. Partneri juaj do të jetë i pari që do t’i drejtoheni nëse diçka nuk shkon mirë.

.

Pozicioni “Oktapod”: keni një lidhje mbështetjeje dhe fleksibiliteti

E dini që gjysma juaj do të jetë gjithmonë atje. Interesoheni, kujdeseni dhe e mbështetni njëri-tjetrin gjthmonë. Jeni që të dy njerëz me logjikë që keni pritje reale në jetë. Lidhja juaj karakterizohet nga sinqeriteti dhe ekuilibri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button