U nënshkrua memorandum bashkëpunimi për projektin Arsimi i punësimit në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibyl Zuter Tehada, nënshkruan memorandum bashkëpunimi  për projektin Arsimi i punësimit në Maqedoninë e Veriut me Kurt Vitrih, udhëheqës i projektit.

Projekti  punon për krijimin e partneriteteve mes shkollave të mesme profesionale dhe kompanive, përmirësimin e trajnimit profesional dhe rritjen e interesit për arsimin dhe aftësimin profesional. Bashkëpunimi nga ky memorandum do të realizohet përmes Programit për Konkurencë dhe Inovacion të Ministrisë së Ekonomisë.

„Ky memorandum ka një rëndësi të madhe për ne para së gjithash sepse krijon kushte për aplikimin e metodave moderne për realizimin e mësimit praktik të studentëve në ndërmarrjet vendase. Ne, si Qeveri, jemi angazhuar që të punojmë që në fillim për të promovuar tregun e punës në vend dhe tu mundësojmë nxënësve të jenë të gatshëm për tregun e punës menjëherë pasi të përfundojnë arsimin e tyre. Qëllimi i një angazhimi të tillë është  që nga njëra anë tu ndihmojmë kompanive për të siguruar staf cilësor, dhe nga ana tjetër për të mbajtur të rinjtë në vend dhe që ata të bëjnë karrierë këtu.

Arsimi është bazë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme, por po ballafaqohemi  me një sfidë që e kanë  paralajmëruar Odat ekonomike dhe punëdhënësit për një deficit të stafit profesional dhe të kualifikuar në profesione të caktuara, theksoi kështu ministri Bekteshi pas nënshkrimit të memorandumit.

Ai potencoi se kushdo që do të kyçet në arsimin dual në të ardhmen do të jetë i punësuar me siguri, duke pasur kështu një profesion që do të vlerësohet.

“Kemi ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim në sistemin e arsimit, por këto janë hapa fillestarë, kështu që me një mbështetje të tillë të drejtpërdrejtë nga institucionet, nëse i qasemi reformave më shpejtë dhe në mënyrë më dinamike, atëherë rezultatet do të jenë më të mëdha dhe do t’i adaptojmë të rinjtë dhe personat e papunë në kërkesat e tregut të punës që është shumë dinamik. Me këtë Memorandum dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, pres që në të ardhmen do të arrihet më shumë përparim në përafrimin e ofertës dhe kërkesës së punës. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, Ministria e Ekonomisë angazhohet fuqimisht për zhvillimin e konceptit të të mësuarit duke punuar njëkohësisht  në ndërmarrje dhe zejtarë, si dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në të ardhmen“ potencoi Bekteshi.

Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibyl Zuter Tehada, theksoi se përfshirja e sektorit privat në përmirësimin e aftësive të punës është një aspekt i rëndësishëm i sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë vitit 2019  projekt ynë bashkëpunoi me 16 ndërmarrje në Maqedoninë e Veriut që trajnuan 600 persona të papunë në bashkëpunim me shkollat. Më shumë se 350 njerëz tashmë janë të punësuar dhe janë të përfshirë në përmirësimin e konkurrencës në kompanitë që u  punësuan”, ceku ambasadorja.

Kurt Vitrih, udhëheqës i ekipit të projektit për Arsimin e punësimit në Maqedoninë e Veriut, falënderoi Ministrinë e Ekonomisë për mbështetjen e deritanishme me shpresën se e njëjta do thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button