FMN e qortoi Qeverinë: Rritja e pagës minimale nuk është masë e projektuar mirë

Fondi Monetar ndërkombëtar (FMN) në raportin më të ri për vendin paralajmëron për rreziqet dhe efektet e padëshiruara nga vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për rritjen e pagës minimale me qëllim që të përmirësohet standardi jetësor te punëtorët me të ardhura më të ulëta, njofton Portalb.mk.

“Rroga-minimale neto në mënyrë kumulative është rritur për 44% në dy vitet e kaluara, ndërkaq programi ekonomik i Qeverisë parashikon që të arrijë deri në 16.000 denarë deri në vitit 2020, që do të sillte rritje edhe për 10%. Në kushte kur rritja e pagës minimale ndjeshëm e kalon rritjen e produktivitetit, rritja shtesë mund ta dëmtojë konkurrencën”, shkruan në raport.

Në të, theksohet se edhe pse rritja e pagës minimale mund ta ulë varfërinë te punëtorët me të ardhura të ulëta, ajo nuk do të ndikojë në zvogëlimin e përgjithshëm të varfërisë në vend.

“Rritja e pagës minimale nuk është masë e cila është projektuar mirë. Në vitin 2018-të niveli i rrezikut nga varfëria te popullata e përgjithshme është 22%, ndërkaq te punëtorët 9%. Rritja e mëtutjeshme e pagës minimale mund të sjellë deri te pushimet nga puna dhe të rritet rreziku i varfërisë”, theksoi FMN.

Prej atje thonë se pagat minimale “bujare” mund ta nxisin ekonominë gri.

“Nëse pagat minimale janë shumë të larta në lidhje me produktivitetin, ajo mund t’i frenojë punëdhënësit që të krijojnë vende pune formale”, shkruhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button