Vlladimir Pançevski është sëmurë, sërish nuk u paraqit në gjykatë për rastin AKMIS

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski sërish nuk është paraqitur në gjykimin në Veles, njofton Portalb.mk.

Sot në mëngjes në Gjykatën e Velesit është anuluar gjykimi. Këtë herë Pançevski ka dokumentacion të rregulluar. Deri te gjykata ka dërguar edhe vërtetim se ka hapur pushim mjekësor, ndërkaq për arsye shëndetësore nuk mundet të vijë në gjykim.

Në gjykim nuk kanë qenë edhe dy avokatët e tij, për shkak të mosmarrjes së ftesës. Megjithatë, gjykimi do të anulohej edhe nëse do të paraqiteshin në gjykim Pançevski dhe avokatët e tij.

Gjykatësja Gabriella Gajdova ende nuk i ka shkresat e lëndës, i cili pas ankesës për përjashtim të gjykatës, ende janë në Gjykatën e Apelit. Seanca e radhës është caktuar për më 3 mars.

Përndryshe, Pançevski akuzohet edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë shfrytëzimit të sistemit AKMIS. Ai mund të dënohet prej 6 muaj deri në 3 vjet burg nëse shpallet fajtor se e ka shpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar duke shpërndarë lëndë gjyqësore në mënyrë manuale, gjegjësisht duke mënjanuar përdorimin e sistemit AKMIS.

Akuza ndaj Pançevskit u ngrit pasi që në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Pas kontrollit të bërë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

LEXO më shumë: Gjykatë – AKMIS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button