Prezantuesja Filipovska: I dhashë donacion dhe borxh Bokit, askush nuk më ka transferuar para

Prezantuesja Lila Filipovska, mike e afërt e të akuzuarit – Boki 13, dëshminë në rastin “Reket” e ka filluar me atë që tregoi se e njeh, por më nuk janë miq, njofton Portalb.mk.

“15 vjet e njoh, nuk kemi folur 4 vite, por pastaj u pajtuam. Më kërkoi donacion prej 20.000 eurove për “1TV”, ia dhashë që t’i ndihmoj. Në gusht të vitit 2018-të më kërkoi dhe borxh prej 500.000 denarëve dhe ia kam transferuar në llogarinë e “BMJ Media Grup”, pronarit të televizionit. Dhe askush nuk më transferoi para, kështu që e thash edhe Prokurorinë për Krim të Organizuar, unë kam dhënë parë, dhe mua askush s’më ka paguar”, tha Lila Filipovska.

Ajo u përgjigj se kanë pasur vikende të përbashkëta, ndërkaq pushim klasik kanë planifikuar ditën kur e arrestuan.

“Planifikuam që të shkojmë në Mikonos. Pushimin e kishte organizuar Bojani. Tregoi se gjithçka është organizuar. Sipas të gjitha gjasave është paguar paraprakisht, por nuk arrita që ta mësoj. Unë kam pasur para të mia, mora me vete, nuk e ka për obligim askush që mua të më qerasë. Sipas të gjitha gjasave do të duhej më pas të paguhej shtesë, për atë mora para të mia me vete”, tha Stojanovska.

Bojan Jovanovski nuk pati pyetje për Filipovskën.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button