Rustemi: Janeva kishte kërkesë absurde të dyshuarit në “Banka Postare” të pagujnë, të mos shkojnë në burg

Prokurori burim Rustemi sot ka dëshmuar në seancën gjyqësore për rastin “Reket”. Ai tregoi se si ish shefja e atëhershme Katica Janeva ka kërkuar që të mbyllet rasti “Banka Postare”, njofton Portalb.mk.

“Më kujtohet një moment, Janeva kërkoi që t’i kthehet pasaporta të dyshuarit Tome Gllavçev me garanci prej pronës, gjegjësisht makinerive për qepje të këmishave, me vlerë prej 1 milion euro. Dhashë mendim pozitiv dhe pas diskutimit me disa kolegë erdha në konkluzion se ka qenë në rregull ndërrimi”, tha prokurori.

Atëherë u lidh edhe mendimi juridik i Gjykatës Supreme.

“në fund të janarit, u miratua mendimi juridik i Gjykatës Supreme i cili shkaktoi kaos në veprim, ajo ngjante me amnistinë e Ivanovit dhe shkaktoi goditje ndaj lëndëve për të cilat ne vepronim. U hap mëdyshje se si të veprohet për lëndët e hapura pas 18 muajve. Njëra prej atyre lëndëve ishte edhe “Banka Postare”. Kolektivisht vendosëm se afati prej 18 muajve nuk nënkupton amnisti dhe të vazhdohet edhe më tej”, tha Rustemi.

“Në një takim joformal shkova te Janeva, dhe në një moment e tha një mendim, se mendon që të konstatojë dëmin në Bankën Postare dhe lënda të mbyllet në PSP dhe të akuzuarit të mos marrin dënime me burg. Ky mendim më futi në mendime dhe e pyeta veten cila është prapavija e kësaj. Megjithatë, ditët e ardhshme, ma mori mendja se Janeva dëshiron të thirret në mendimin e Gjykatës Supreme dhe t’i mbyllë hetimet në PSP, pasi që vetëm ai variant më dukej logjike”, shtoi Rustemi.

Rustemi dëshmoi edhe për kolegjiumin kyç në prill.

“Në prill u mblodh kolegjiumi dhe Janeva e përsëriti këtë mendim, se ashtu duhet të jetë për Bankën Postare dhe Perandorinë, ndërkaq ne nuk kemi pasur mundësi që të deklarohemi. Ajo ka kërkuar që të përgatitet raport për dëmin e shkaktuar dhe të akuzuarit të mos shkojnë në burg. Përgatita raport, megjithatë përveç dëmit të shkaktuar e theksova edhe dënimin maksimal për të gjithë të akuzuarit sipas Kodit Penal dhe ia dhashë sekretares së Janevës, pasi që nuk kemi pasur kontakt për këtë problematikë”, tha prokurori.

Ai shtoi se kërkesa e Janevës ka qenë absurde.

“Varianti i theksuar ishte absurde që të realizohet, pasi që marrëveshjet do të ishin të paligjshme dhe nuk do të mund të kalonin në gjykatë”, tha Rustemi.

Janeva ka urdhëruar që të mos ngrihet një banesë e të dyshuarit Gllavçev

Prokurori Burim Rustemi tha se në rastin “Banka Postare” e ka ngrirë të gjithë pronën e të akuzuarit Tome Gllavçev, ndërkaq një banesë nuk e ka ngrirë pasi që Katica Janeva i ka thënë se e ka blerë një shoqja e saj dhe të mos i bëjë dëm.

Ndryshe, Rustemi është prokurori i tretë me radhë nga ish Prokuroria Speciale Publike që përballet prokuroren Katica Janeva.

Deri më tani kanë dhënë dëshmi zv/shefja e Katica Janevës, Elizabeta Josifovska dhe Lile Stefanova. Si dëshmitarë gjithashtu kanë dëshmuar edhe biznesmeni Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, Kontabilistja e ndërmarrjeve private të Kamçevit, gazetari i Televizionit 1TV, Kristijan Banevski dhe të tjerë.

Stefanova dje ka theksuar se prej saj Janeva ka kërkuar që të japë mendim pozitiv për t’ua lehtësuar masat të dyshuarve në rastin “Perandoria”. Stefanova tha se të dyshuarit në lëndën “Perandoria”, thuajse gjithmonë e kanë ditur se çfarë hapa do të marrë PSP.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button