Shkup, qytetarët nuk duan gjelbërim, por banesa për fëmijët

“Gjelbërimi nuk është prioritet në këtë plan, ja ku e kemi Parkun e Qytetit, duam më shumë parcela që t’u sigurojmë banesa fëmijëve”, thanë qytetarët në prezantimin publik të Planit Detal Urbanistik (PDU) lokalitet Park 1 dhe një pjesë të Debar Mahallës 2, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Plani i cili u prezantua në Komunën Qendër ka të bëjë me hapësirën e parkut në pjesën te barakat e Qytetit të Shkupi deri te arena “Toshe Proeski”, por edhe të një pjese të Debar Mahallës, prej parkut deri te ndërtesa e Qeverisë.

Me PDU-në e re parashikohet që te barakat e Qytetit në vend të objekteve afariste me pjesë kat, të ketë parking montues me lojëra sportive. Në vendin e barakave të Gjykatës për Kundërvajtje, me planin e vjetër janë parashikuar që të ndërtohen dy ndërtesa. Tani ato fshihen dhe në atë pjesë do të ketë gjelbërim. Te salla “partizan” parashikohet që të ndërtohet shkollë dhe çerdhe. “Kermes” do të mbetet me lartësi maksimale prej 7,9 metra, gjegjësisht kati përdhesë dhe një kat. Është zvogëluar edhe numri i kateve të restorantit “Opatija”, e cila me planin paraprak ka qenë plus tre katë, ndërkaq tani është kati përdhes plus një kat.

Objektet banesore e mbështesin gjendjen ekzistuese, gjegjësisht lartësinë, por u zvogëlohet madhësia e parcelës ndërtimore. Ajo nënkupton që parcela ndërtimore në të cilën mund të ndërtohet do të jet ë 70%, a hapësira tjetër duhet që të jetë gjelbërim dhe parking. Gjithashtu me planin parashikohet që objektet të ndahen prej njëra tjetrës me largësi prej 6 metrave.

Mu kjo zgjidhje i ka nervozuar qytetarët të cilët kërkuan që t’u rriten parcelat dhe numri i kateve, pasi që kanë pasur marrëveshje me investitorët paraprakisht dhe se nuk u duhet gjelbërim.

“Ku keni parë në botë në qendër të qytetit mes ndërtesave të ketë largësi dhe të shfrytëzohet parcela deri në 70%. Gjithkund objektet janë të ngjitura njëra me tjetrën. Nuk duam gjelbërim, e kemi parkun në afërsi, duam zhvillim që të mund t’ua lënë banesat fëmijëve. Nuk na duhen vende për parkim, investitorët do të bëjnë parking nëntokësor. Nuk e duam planin, tërhiqeni”, u thanë qytetarët përfaqësuesve të Komunës Qendër të cilët ua shpjeguan planin.

“Të gjithë dëshironi që të keni hapësirë për parking, dhe nuk dëshironi të hiqni dorë nga një pjesë e parcelës suaj, të gjithë dëshironi ajër të pastër, dhe kërkoni numër më të madh të kateve”, tha Biljana Naskoviq, udhëheqëse e Sektorit për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën Qendër.

Anketa publike për planin zgjatë deri më 31 janar, deri kur qytetarët do të mund të plotësojnë lista anketuese me vërejtjet e tyre në lidhje me planin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button