RMV, kanë hyrë në fuqi masat për përballje me ndotjen e ajrit

Kanë hyrë në fuqi rekomandimet për menaxhim me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Shkup dhe Tetovë, njofton Portalb.mk.

Në pajtueshmëri me rekomandimet e Qeverisë, të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) rekomnadohen që t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të vjetër se 60 vjeç, por edhe personat që kanë astmë kronike, infarkt të rëndë miokardit ose goditje në tru, pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë, por edhe ta riorganizojnë kohën e punës dhe personat që punojnë në ambient të hapur të punojnë prej në 11:00 deri në 17:00.

Rekomandohet që të mos organizohen ndeshje sportive dhe manifestime tjera kulturore në ambient të hapur, por edhe të sigurohen kushte për rritjen e aktivitetit të shërbimeve për Ndihmë Urgjente, vizita shtëpiake dhe shërbim patrullues.

Qeveria i ka obliguar të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi të shtetit, por edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale ta ulin (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.

Të rritet aktiviteti i shërbimeve për ndihmë të shpejtë, vizita shtëpiake dhe shërbim patrullues, dhe të angazhohet Shërbimi për ndihmë të shpejtë që të dorëzojë informacion deri te Instituti i Shëndetit Publik për numrin e thirrjeve, sipas diagnozës, gjinisë, moshës, vendbanimit dhe komunës, për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në bazë ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.

Qeveria gjithashtu ka urdhëruar që të zbatohen kontrolle në objektet industriale me leje të integruar A, me matje kontrolluese të lëshimit të materieve ndotëse në laborator të akredituar, që të konfirmohet se a zbatohen kushtet e shënuara sa i përket lëshimit në ajër. Dhe parashihet që kapacitetet me leje të integruar A ta ulin prodhimin për 50 për qind. 

Kompanitë ndërtimore kanë obligim që të përdorin ujë për zvogëlimin e pluhurit gjatë aktiviteteve ndërtimore (spërkatje, larje të gumave përpara hyrjes në vendin e ndërtimit, ndërkaq makineritë ndërtimore si vinçat apo buldozerët, të dërgohen deri në vendin e ndërtimit deri në orën 07:30.

Nga ana tjetër, prej dje në orën 18:00 kanë hyrë në fuqi edhe masat e Qytetit të Shkupit, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit. Transporti publik do të jetë falas, ndërkaq çmimi i parkingjeve do të rritet dyfish. Qyteti do t’i ndalojë të gjitha punët ndërtimore dhe i ka ftuar edhe komunat që ta bëjnë atë.

Nga Qyteti i Shkupit apelojnë deri te të punësuarit e Qytetit, ndërmarrjet publike dhe institucionet që të vijnë në punë me autobus, ndërkaq kryetari i Qytetit, Petre Shilegov, do t’i intensifikojë vëzhgimet inspektuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button