Nigeri, dy gra kanë kryer sulm vetëvrasës në një xhami

Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të dyfishtë me bombë që sot në mëngjes ndodhi në një xhami në verilindje të Nigerisë, shkruan Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit derisa besimtarët u mblodhën për namazin e sabahut në vendin Gwoza në krahinën Borno.

Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve policorë, televizioni lokal Channel lajmëroi se sulmin e dyfishtë vetëvrasës e kryen dy gra që para xhamisë aktivizuan eksplozivin në vete.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa forcat nigeriane pohojnë se sulmi me siguri është vepër e organizatës terroriste Boko Haram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button