Ishujt Solomon janë goditur nga tërmeti

Një tërmet me fuqi prej 6,3 ballë sipas Rihterit ka goditur Ishujt Solomon, në Oqeanin Paqësor, në lindje të Papua Guinesë së Re, shkruan Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Nga Enti gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) theksohet se epiqendra është regjistruar 105 kilometra në veriperëndim të qytetit Kirakira, në ishullin Makira.

Konfirmuan se bëhet fjalë për një tërmet të fuqishëm që është regjistruar në thellësi prej 18 kilometrave.

Ende nuk ka informacione për viktima eventuale në njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button