Termo-kamera janë vendosur edhe në Aeroportin në Shkup (FOTO)

Termo-kamera funksionon edhe në Aeroportin e Shkupit, si edhe në aeroportet tjera në rajon, që të regjistrojë se nëse udhëtarë që kthehen nga Dubai apo Stambolli – vende që kanë lidhje të drejtpërdrejtë transituese me rajonin nga Kina, kanë temperaturë të lartë dhe simptoma tjera të korona virusit. Të parat që u skanuan janë pjesë e udhëtarëve në aeroplanin nga Dubai, transmeton Portalb.mk.

Mjekë nga Qendra e Shëndetit Publik – Shkup gjenden në aeroport, ku do t’i kontrollojnë pacientët tek të cilët do të detektohen simptoma. Nëse shfaqet ndonjë rast i dyshimtë me temperaturë më të lartë do të kenë trajtim të posaçëm, gjegjësisht ekip nga aeroporti do t’i intervistojë me rroba mbrojtëse, se nëse vijnë nga Vuhan apo rrethina dhe në qoftë se dëshmohet se kanë çfarëdolloj simptomatologji do të dërgohen në izolim. Ata që nuk kanë simptomatologji do të lëshohen të shkojnë në shtëpi, por do t’u jepet numër kontakti dhe në qoftë se ka çfarëdo lloj rritje të simptomatologjisë me sëmundje respiratore do të paraqiten.

Kamera termale

Sipas të dhënave të fundit, në qytetin kinez Vuhan janë regjistruar 2.800 të infektuar nga korona virusi, ndërsa deri më tani 81 kanë vdekur dhe 300 janë në gjendje kritike. Në Pekin pasdite është regjistruar rasti i parë me vdekje nga korona virusi. Nuk janë regjistruar viktima jashtë Kinës. Të paktën 40 të infektuar nga virusi ka në më shumë shtete tjera.

Kamera termale

.
Kamera termale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button