Avramopulos më 28 nëntor në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, pati dje një telefonatë nga homologu grek, Dimitris Avramopulos. Ministri Avramopulos konfirmoi pranimin e ftesës së Ministrit Panariti për të marrë pjesë në festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, gjatë bisedës të dy bashkëbiseduesit konfirmuan vullnetin e qeverive të tyre për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në interes të të dy vendeve.

Biseda u përqendrua edhe në agjendën konkrete të bashkëpunimit për realizimin sa më të shpejtë të takimit të përbashkët ndërministror për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të janë në interes reciprok.

Në përfundim, të dy ministrat theksuan domosdoshmërinë e uljes së tensioneve të nxitura nga qarqet ekstremiste, të cilat bien ndesh me frymën e mirëkuptimit që ekziston mes dy popujve dhe qeverive./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button