Studentja shqiptare kërkoi të evakuohet nga Kina

Një studente shqiptare në Kinë ka kërkuar që të evakuohet nga Wuhani, epiqendra e Koronavirusit.

Wuhani është qyteti që ka numrin më të lartë të rasteve të Koronavirusit, me 1 423 të konfirmuara, 47 të rikuperuara dhe 76 vdekje, transmeton Koha.net.

Burime të A2 bëjnë me dije se studentja Silva Doçi ka kërkuar evakuim, por nuk mund të evakuohet për momentin pa karantinë.

Ambasada shqiptare në Kinë konfirmon se deri më sot nuk ka asnjë të infektuar shqiptar.

Nga rreth 400 shqiptarë që ndodhen në Kinë, rreth 60 janë studentë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button