Devijoi nga pista e aeroportit, avioni ulet në mes të autostradës (VIDEO)
Një avion iranian u ul në mes të një autostrade pasi devijoi nga pista e uljes në aeroport, transmeton OraNews.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima por raportohet se dy persona janë plagosur dhe u dërguan menjëherë në spitalin e qytetit Mahshahr.
Zyrtarët e aviacionit deklarojnë se piloti nuk e frenoi dot në kohë duke bërë që ai mos të ulet në pistën e aeroportit.
Një reporter që po udhëtonte brenda avionit deklaroi se njëra prej rrotave të saj ishte prishur duke e bërë thuajse të pamundur uljen brenda pistës.
Organizata iraniane e Aviacionit Civil ka dërguar specialistët për të hetuar dhe për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij incidenti.
خروج مسافران از هواپیمای کاسپین که امروز در #ماهشهر از باند خارج شد pic.twitter.com/r525WjehMG
— خبرگزاری ایسنا (@isna_farsi) January 27, 2020