Për inverterët mund të aplikohet edhe në Portalin për shërbime elektronike

Damjan Mançevski, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë theksoi se qytetarët mund të aplikojnë për subvencione të ndryshme tashmë edhe përmes Portalit për shërbime elektronike, transmeton Portalb.mk.

Adresa e Portalit është uslugi.com.mk, aty qytetarët përveç aplikimit, mund të marrin edhe përgjigje për aplikimin e tyre.

Portali momentalisht përfshin 128 shërbime elektronike, duke mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë deri te institucionet.

“Punohet për sistem elektronik për menaxhim me procedurat administrative gjegjësisht  shërbimet që realisht u duhen qytetarëve dhe punohet në sistemin e identifikimit të vetëm me të cilin qytetarët me emër të vetëm të përdorimit dhe fjalëkalimit mund të logohen dhe të marrin cilindo qoftë institucion. Pjesë integrale e portalit është katalogu i shërbimeve ku i shfletuam të gjitha shërbimet e pushtetit qendror dhe lokal të cilat ekzistojnë, tha Mançevski, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të enden nga institucioni në institucion.

Ky portal është administruar nga Ministria për shoqëri informatike. Ajo përveç në gjuhën maqedonase, dhe në gjuhën angleze, është edhe në gjuhën shqipe, por jo i kompletuar. Qytetarët për të shfrytëzuar shërbimet e këtij portali, duhet të paraqiten me emër të përdoruesit dhe fjalëkalim.

Përndryshe, në Seancën e 171-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, një nga vendimet që u morën ishte edhe subvencionimi i sistemit të ngrohjes nëpër objekte, si masë kundër ndotjes së ajrit.

“Në këtë Seancë janë sjellë ndryshimet në Programin për zvogëlimin e ndotësve të ajrit për vitin 2019-të, duke u ndarë 741 milionë denarë për ndërrimin e sistemit ndotëse për ngrohje në objektet publike si dhe në shtëpi, si dhe për furnizimin me energji efikase dhe krijimin e sipërfaqeve të reja urbane të gjelbra”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ndër të tjera, nga Qeveria informojnë se 620 milion denarët e kësaj  vlere, do të ndahen për qytetin e Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe Kërçovës, për realizimin e fazës së dytë të projektit për furnizimin e 10 mijë shtëpive me inverter klime.

“Janë sqaruar të gjitha dilemat juridike, janë transferuar mjetet financiare deri tek komunat, ndërsa ata me programin e tyre do të përcaktojnë zonat dhe do të mundësojnë implementimin e projektit për kondicioner inverterë. Mendoj se projekti fillon sot menjëherë pas seancës së Qeverisë në Shtip”, deklaroi Makraduli para 1 jave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button