Kallëzim penal për armë ndaj dy qytetarëve nga Gërçeci i Sarajit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) informoi se se SPB-Shkup ka dorëzuar deri te Prokuroria publike – Shkup kallëzim penal ndaj dy qytetarëve nfa Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Rasti ka të bëj për dy qytetarët e fshatit Gërçec, komuna e Sarajit, 41 vjeçari A.L. dhe 35 vjeçari Z.L. Ky i fundit dje është dorëzuar në Stacionin policor “Gjorçe Petrov”

Ata dyshohet se kanë kryer vepër penale, ‘përgatitje, mbajtje dhe tregti me armë pa leje ose material eksplozive’, që dënohet sipas nenit 396 nga Kodi Penal.

Rasti ka të bëj nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, kur forcat policore kryenin hetime në fshatin Gërçec, ndërkohë në një grup prej tetë qytetarëve, është vërejtur një qytetar me armë.

Një pjesë e tyre përmes veturës “Liberti” kanë filluar të ikin. Pas një kohe, ata e kanë braktisur veturën dhe kanë filluar të ikin. Në veturë janë gjetur armë të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button