RMV, ndryshon çmimi i benzinës dhe dizelit

Çmimi i shitjes me pakicë  i benzinave zvogëlohet për gjysmë denarë,  ndërsa i dizelit dhe ekstra vajit të lehtë për amvisëri për një denarë,  vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri do të zbatohet prej sonte në mesnatë i Eurosuper BS-95  do të arrijë  67,50 denarë për litër, Eurosuper BS 98  do të shitet  për 69,50 denarë për litër, Eurodizeli  60 denarë për litër dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri  49 denarë për litër.

Me vendimin e sotëm të Komisionit Rregullator për energjetikë zvogëlohet çmimi i mazutit  i cili do të arrijë 36,395 denarë për kilogram.

Çmimet  referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me  periudhën e kaluar shtatëditëshe shënojnë zvogëlim te benzina mesatarisht për rreth 2,06 për qind ose për 12, 100$/ton,  te dizeli zvogëlimi është mesatarisht për rreth 2,74 për qind ose për 15,400$/ton, te ekstra vaji i lehtë   zvogëlim  mesatarisht për rreth 2,57 për qind ose për 14,200 $/ton dhe te mazuti zvogëlim  mesatarisht për rreth 5,34 për qind ose rreth 24,650 $/ton,  për shkak të së cilës në strukturën e  çmimeve të derivateve të naftës është kryer  përshtatje adekuate.

Kursi i denarit  në raport të dollarit në periudhën shtatëditëshe të fundit arrinte 55,45 denarë dhe është për 0,348 për qind më i lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button