Një tjetër tërmet ka lëkundur Tiranën gjatë natës
Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë gjatë natës në Tiranë. Tërmeti me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 02:40 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ishte 13 kilometra në Veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas Top Channel, lëkundjet janë ndjerë sidomos në ndërtesat e larta për shkak të vibrimit në lartësi.