Piloti i helikopterit të Kobi Brajantit u paralajmërua se fluturon shumë ulët

Piloti i helikopterit, ku humbën jetën Kobi Brajant, vajza e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz tjerë, është paralajmëruar se fluturon në lartësi të rrezikshme të ulët para se të rrëzohet në kodrat në Kaliforni, me shpejtësi prej pothuaj 300 kilometrave në orë, njoftoi “Nju-Jork post”, njofton MIA.

“Ende jeni tejet ulët për fluturim në mot të tillë”, i është thënë pilotit të helikopterit, që u incizua në audio incizim nga kulla e kontrollit.

Burime nga aviacioni deklaruan se moti në rrethinën e Los Anxhelosit, ku ka ndodhur fatkeqësia, ka qenë me mjegull të dendur dhe më shumë helikopterë janë ulur.

Piloti i helikopterit të Kobi Brajantit ka planifikuar të aterojë në aeroportin në Burbank, por ka qarkulluar rreth 15 minuta, duke pritur leje për aterim për shkak të kushteve të këqija kohore dhe fluturakeve tjera që duhej të aterojnë në aeroport.

Kohë të shkurtë para fatkeqësisë piloti e ka ngritur helikopterin në më shumë se 600 metra, e pastaj u rrëzua në lartësi prej rreth 500 metrave.

Të dhënat për fluturimin tregojnë se shpejtësia e helikopterit ka qenë pothuaj 300 kilometra në orë.

Një burim për “Nju-Jork post” tha se helikopteri i Brajantit ka pasur dy motorë dhe se nuk do të rrëzohej nëse i prishej njëri.

“Fatkeqësitë e tilla ndodhin për shkak se piloti e humb ndjenjën për hapësirë. Duke marrë parasysh mbetjet në vendin e ngjarjes, duket se janë përplasur në mal me pjesën e përparme të helikopterit”, thotë burimi.

.

Ai shtoi se helikopteri i Kobit ka qenë i vjetër 20 vjet, ndërsa bëhet fjalë për tipin “sikorski S-76”. Me helikopterët e tillë më së shpeshti drejtojnë dy pilotë, shtoi ai, port dje me fluturaken ka drejtuar vetëm një pilot.

“Me siguri ka fluturuar duke u mbështetur në atë që e sheh, e jo në instrumentet që e mbikëqyrin lartësinë e fluturimit”, tha burimi.

Edhe pse shkaku i rrëzimit të helikopterit ende po hetohet, ai mund të jetë moti i keq.

Meteorologu i Si-en-en-it, Majkël Gaj tha se në momentin kur u rrëzua helikopteri, dukshmëria ka qenë shumë e keqe. ka pasur shumë mjegull.

“Lagështia e ajrit ka qenë 100 për qind, e kjo do të thotë se ajri ka qenë si supë”, tha ai.

Kushtet e këqija kohore i konfirmoi edhe policia e Los Anxhelosit.

“Kushtet e këqija të dielën paradite nuk i kanë plotësuar kushtet minimale për fluturim, të shënuara nga policia e Los Anxhelesit, deklaroi për Si-en-en, zëdhënësi i policisë, Xhosh Rubenstajn.

Sherifi i qarkut Los Anxheles, Aleks Vilanueva deklaroi se hetimi do të mund të zgjat me javë. Është vendosur ndalesë për fluturim në rajonin ku ka ndodhur fatkeqësia, ndërsa ai rajon u shënua edhe në tokë.

“Fatkeqësia ka ndodhur në afërsi në një vendbanimi”, shtoi Vilanueva.

.

“Hetimi është makth logjistik, pasi deri në vendin e fatkeqësisë nuk ka qasje të mirë”, tha ai dhe shtoi se shumë fansa të Kobit kanë arritur në vendin e ngjarjes, që në mënyrë shtesë paraqet “makth logjistik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button