Bill Gejts do të dhurojë 10 milion dollarë për luftë kundër koronavirusit

Themeluesi i “Majkrosoft”, miliarderi Bill Gejts dhe bashkëshortja e tij Melinda do të dhurojnë 10 milion dollarë amerikan për masa kundër përhapjes së koronavirusit  në Kinë dhe Afrikë, citohet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e fondacionit, njofton MIA.

“Fondacioni Bill dhe Melinda Gejts sot publikoi se do të ndajë  10 milion dollarë amerikan për ndihmë dhe  mbështetje teknike adekuate për t’u ndihmuar  atyre të cilët luftojnë  me përhapjen e virusit në Kinë dhe Afrikë. Kjo do t’i përforcojë përpjekjet për  parandalim të përhapjes globale të koronavirusit”, citohet në kumtesë.

Mjetet do të ndahen  njëjtë midis Kinës dhe qendrave për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve në Afrikë.

Të paktën 80 persona vdiqën  nga koronavirusi,  ndërsa vetëm në Kinë janë infektuar 2.744 persona.

Virusi nga Kina vazhdoi të përhapet në botë, ku janë regjistruar 50 raste të të infektuarve, prej të cilëve pesë në SHBA.

Tani për tani nuk ka raste të vdekjes jashtë Kinës, ndërsa të infektuar janë regjistruar në Hong-Kong, Makao, Tajvan, Tajlandë, Japoni, Koreja Jugore, SHBA-ja, Kanadaja, Vietnami, Singapori, Nepali, Australia, Malejzia dhe Franca.

Rreth 60 milion njerëz janë në karantinë të pjesshme ose të tërësishme, sepse autoritetet kineze  ndaluan hyrjen dhe daljen nga qyteti Vuhan,  ku u paraqit virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button