NP “Parkingu i Qytetit” edhe sivjet do të marrë subvencione, por jo për parkingje të reja

Ndërmarrje Publike e Shkupit “Parkingu i Qytetit” edhe këtë vit prej buxhetit të qytetit do të marrë subvencione për punën e saj. Bëhet fjalë për mjete me lartësi prej 7,5 milionë denarë (rreth 120.000 euro), por në Buxhetin e Qytetit të Shkupit nuk ka mjete shtesë që do të ndaheshin për parkingje të reja në kryeqytet për zgjidhjen e problemit aktual me parkingun, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga Qyteti i Shkupit nuk janë përgjigjur në lidhje me atë se sa mjete do të ndahen në vitin 2020 për zgjidhjen e problemit të parkingut, por as nuk kanë dhënë afat se deri kur do të përgatitet studimi me të cilin do të konstatohej se sa është numri i saktë i parkingjeve që i mungojnë qytetit. Edhe pse dy herë janë dërguar pyetje për këtë temë edhe deri te NP “Parkingu i Qytetit”, megjithatë nuk ka përgjigje nga ana e tyre.

Autoritetet e qytetit këto ditë e kanë ndarë informatën se në vendin e barakave ekzistuese, në të cilat është e vendosur administrata e tyre në Parkun e Qytetit, në të ardhmen do të ndërtohet garazh në kate, e cila do të mundet të pranojë prej 600 deri në 900 vetura. Me këtë parking të ardhshëm do të udhëheqë NP “Parkingu i Qytetit” dhe me atë duhet që të zgjidhet edhe mungesa e vendeve të parkingut në rajonin e parkut, Kopshti Zoologjik dhe në Debar Mahallë. Megjithatë, për ndërtimin e saj së pari duhet që të dislokohet administrata e qytetit në objektin e ri, ndërkaq Komuna Qendër ta miratojë PDU-në e re për këtë lokacion.

Në territorin e tërë qytetit, vlerësimet janë se përafërsisht mungojnë rreth 8.000 parkingje që të tejkalohet ky problem. Dhe derisa mungojnë numra precize për zhvillimin e politikave përkatëse për parking, numri i automjeteve të regjistruara në Shkup prej viti në vit vazhdimisht rritet. Në fund të vitit 2018-të, në kryeqytet ka thuajse 150.000 automjete me targa të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button