Stefanova: Gjykatësja Kacarska dhe politikanë kanë ushtruar presion që të lirohet Kamçevi

Prokurorja e ish Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova, sot po dëshmon për rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.

Stefanova theksoi se gjykatësja Dobrilla Kacarska, nëpërmjet një kolegut të saj ka kryer trysni që të mos shqiptohet masë paraburgimi për Orce Kamçevin në lëndën “Perandoria”. Ajo shtoi se ka pasur trysni edhe prej politikanëve.

“Është e saktë se gjykatësja Dobrilla Kacarska, ishte tërë ditën dhe tërë natën në gjykatë kur është vendosur për paraburgimin e Kamçevit”, tha Stefanova.

Prokurorja gjithashtu e përmendi një letër kur ia ka dhënë i dyshuari Orce Kamçev, në kohën kur ka qenë në paraburgim.

“Më 20 nëntor, në hapësirat e PSP-së më dha një listë në të cilën qëndronte logoja e Axhibadem Sistina, ndërkaq ashtu siç më tha, të njihem me atë. Një pjesë shkruante në cirilik, ndërkaq tjetra në latine. Më tha lexoje atë në latine, ajo është shkruar nga Natasha Savova (ish kryetarja e Kabinetit të Branko Cërvenkovski), me urdhër të Sasho Mijallkovit. Në letër shkruante se për të në pako që të dalë nga paraburgimi do të ndërmerren masa për të cilat do të kujdeset Natasha Savova. Unë atë ia dhashë Janevës, ndërkaq ajo nuk mu përgjigj e as nuk komentoi. Në atë kohë ishte aktuale që personat të lëshohen nga paraburgimi që të bëhet ndonjë votim në Kuvend”, tha Stefanova.

Në fillim të seancës, në pyetjen e gjykatëses nëse dëshmitari është në lidhje familjare ose i hidhëruar.

“Nuk jam i hidhëruar, por nuk kam marrëdhënie të mira me të akuzuarën Katica Janeva”.

Ajo përpara Gjykatës sqaroi se si është formuar lënda “Perandoria”.

“Në bisedat kishte biseda eksplicite mes personave Orce Kamçev dhe personave tjerë, të cilët kanë dhënë dyshim për kryerjen e veprave penale.  Për këtë lëndë ka pasur disa shumë vërejtje zyrtare, katër ose 5 lëndë janë marrë nga Prokuroria e Shkupit, një prej Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe një prej Prokurorisë së Manastirit”, tha Stefanova.

Ajo sqaroi se urdhri për hetim ka qenë kundër 13 personave, ndërkaq për 5 ka mbledhur prova se mund ta pengojnë hetimin ose të arratisen.

“I dyshuari Kamçev ka pasur shtetësi të dyfishtë, ka pasur pronë prej shteit, dhe ndikim të fuqishëm te dëshmitarët. Cvetan Pandeleski ka pasur letërnjoftim grek… për atë u kërkua paraburgim, i cili iu shqiptua”, shtoi Stefanova.

Prokurorja sqaroi se të dyshuarit kanë qenë një hap para tyre

“Ky hetim ka pasur një veçanti pasi që të dyshuarit arrinin të mësonin për hapat që i ndërmerrte PSP. Unë personalisht, dhe jam e sigurt se edhe Katica Janeva, i kemi ruajtur në fshehtësinë më të madhe. Kur hetuesit kanë hyrë në shtëpinë e Kamçevit, ai ka qenë i gatshëm dhe i ka pritur, atje ka qenë edhe Zoran MilevskiKiçeec. Telefonat janë ndërruar”, tha Stefanova.

Në zyrën e ndërmarrjes “Orka” hetuesit i ka pritur tjetër kush.

“Kur kemi hyrë në “Orka” zyra e Nenad Josifovskit ishte pastruar, ndërkaq atje ishte edhe Mihajllo dhe Filimena Manevska”, tha Stefanova.

Janeva e ofendoi Stefanovën

Pasi prokurorja Stefanova mbaroi me dëshminë, ish shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva e ofendoi me fjalë të pista.

Pastaj gjykatësja urdhëroi policinë që ta largojnë Janevën nga gjykatorja. Derisa dilte nga gjykatorja, Janeva iu kthye gazetarëve dhe u tha “Macen ia kam shëtitur, për atë nuk bëj”, duke i lënë gazetarët me pikëpyetje se [farë deshi të thotë.

Stefanova në gusht  të vitit të kaluar thuajse 5 orë është marrë në pyetje nga shefja e Prokurorisë së Shkupit, Villma Ruskoska dhe ka treguar gjithçka që di lidhur me lëndët “Perandoria” dhe “Reket”.

Stefanova u përmend në bisedat e publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, në të cilat dëgjohet duke thënë Janeva se e ka nën kontroll Lile Stefanovën, e cila asokohe ishte prokurore në lëndën “Perandoria”.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button