Prokuroria ngriti akuzë kundër një hajduti që ka kryer 6 vjedhje në Shkup

Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dorëzuar akuzë për një person i cili akuzohet se ka kryer 6 vjedhje, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari në periudhën prej 1 dhjetor të vitit 2019-të deri më 6 janar të vitit 2020 me paramendim ka kryer 5 veprime të lidhura kohore që paraqesin realizim të një veprës penale disa herë, ndërkaq më pas duke i shfrytëzuar rastet dhe rrethanat e njëjtë. I akuzuari, 20-vjeçar, ka  vjedhur në 4 shtëpi dhe një market në Shuto Orizare dhe ka marrë mjete të huaja, telefona celularë, televizorë, dy tepih persianë, kuti me cigare dhe pajisje të ndryshme. Vlera e përgjithshme e vjedhjeve është 180.000 denarë”, thonë nga Prokuroria.

Veprën penale vjedhje i akuzuari e ka kryer më 29.11.2019-të, kur prej xhepit të palltos të një personi të dëmtuar ia ka vjedhur telefonin celular me vlerë prej 45.000 denarë.

Prokurori kompetent i ka propozuar Gjykatës Penale të Shkupit që ta vazhdojë masën e paraburgimit pasi që ekziston rrezik për arratisje, duke e pasur parasysh se personi nuk posedon letërnjoftim për identifikim, nuk ka adresë, ndërkaq paraprakisht është dënuar për të njëjtën vepër penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button