fbpx

Nëntë të vdekur në helikopterin e Kobi Brajant

Aksidenti me helikopter në të cilin mbrëmë humbi jetën ish basketbollisti legjendar i NBA-së, Kobi Brajant, u pranua me shok dhe mosbesim në SHBA. Helikopteri privat i Brajant u rrëzua mbrëmë para orës 10 sipas kohës lokale në Kalabasas, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Los Anxhelosit, Kaliforni. Sipas të dhënave të fundit, në fluturaken gjendshin gjithsej nëntë persona, të gjithë të vdekur, bëri të ditur policia nga Los Anxhelosi.

Brajant dhe bashkudhëtarët udhëtonin në një turne të basketbollit për të rinj. Në mesin e tyre ishte edhe vajza e Brajant, Xhiana, trajneri i bejsbollit Xhon Altobeli, bashkëshortja e tij Keri dhe vajza e tyre Alisa, e cila luante në ekipin e njëjtë me Xhianën.

Komentuesit në SHBA tashmë e karakterizuan aksidentin tragjik si tragjedi kombëtare e cila do të mbahet mend si atentati ndaj presidentit Xhon F. Kenedi ose sulmet terroriste të 9 shtatorit të vitit 2001.

Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë orës së mbrëmjes, fansat dhe adhuruesit filluan që të tubohen në arenën “Stejplls”  në Los Anxhelos për nder të basketbollistit të madh. Arena e vendi ku Brajant fitoi shumicën e titujve të tij në NBA, duke luajtur për Los Anxhelos Lejkers.

Pasi informacioni për tragjedinë u përhap nëpër medie, një lum porosish të ngushëllimeve për nder të Brajant rrodhën përgjatë gjithë Amerikës. Ngjarja e dhimbshme ndodhi në fillimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve muzikore “Gremi”, dhe në performancën e improvizuar, këngëtarja Alisha Kejs deklaroi se në “një milionë vite nuk do të mund ta paramendonim se fillimi i Gremit do të shënohet me këtë

Pastaj në skenë porosi të tyre për nder të Brajant dhanë Lizo, Keni Uest dhe Tejllor Suift, mes tjerash gjatë  ndeshjes së NBA-së mes Denger Nagets dhe Hjuston Rokets mbrëmë publiku dhe basketbollistët në terren mbetën dhe dhanë respekt për basketbollistët e vdekur me një minutë heshtje.

“Të respektuar, një tragjedi e kaploi botën e basketbollit, humbi jetën Kobi Brajant”, informoi udhëheqësi në sallë, në ekranet e mëdha i shoqëruar me imazhin dhe numrin e fanellës së basketbollistit – 24.

Një minutë heshtje ishte shënuar edhe në tubimin e ish nënkryetarit Xho Bajden në Ajova. Për nder të Brajant porosi me ngushëllime shënuan disa nga garuesit në garën për kandidatët presidencialë si Elizabet Uoren.

Porosi me ngushëllime dërguan edhe presidenti Donald Tramp, si dhe paraardhësi i tij Barak Obama, i cili ishte i afërt me Brajant.

Brajant është i lindur në vitin 1978 në Filadelfia, ndërsa gjatë gjithë karrierës luajti për Los-Anxhelos Lejkers nga viti 1996 deri në vitin 2016, duke i fituar pesë çmime në NBA.

Sot, në vendin e ngjarjes, një ekip prej 18 personave të Shërbimit Kombëtar për Siguri në Transport, kërkonin dëshmi dhe e kërkonin kutinë e zezë të helikopterit.

Jozyrtarisht, merret vesh se shkak për aksidentin ishte dukshmëria e ulët dhje mjegulla me lagështi shumë të lartë e ajrit, ndërsa pas goditjes ishte shkaktuar një zjarr i fuqishëm. Policia në Los Anxhelos mbrëmë konfirmoi se për shkak të mjegullës dhe dukshmërisë së ulur i ulën helikopterët e tyre gjatë orëve të hershme të mëngjesit deri pasdite. Prej aty informuan se kjo ndodh kur dukshmëria është minimum deri në tre kilometra ndërsa distanca ndërmjet masivit të mjegullës dhe terrenit është 243 metra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button