Shkon në 38 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Ka shkuar në 38 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve numri i të plagosurve është më shumë se 1600 persona.

Shifra konfirmohet nga nën Presidenti i Turqisë, Fuat Oktay.

Tërmeti me madhësi 6.8 me qendër në qytetin Sivrice në provincën Elazig bëri që disa ndërtesa të shemben.

Dyzet e pesë njerëz janë shpëtuar deri tani, ndërsa sipas autoriteteve janë më shumë se 20 persona nën rrënoja, transmeton Top Channel.

Tërmeti i të premtes në Turqi u ndje edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button