Femra, ja se çfarë ua zgjat jetën!

Të blesh diçka, çdo ditë, është një veprim i cili ta zgjat vërtet jetën. Dhe që i zvogëlon dukshëm përmasat e rrezikut ndaj vdekjes, sidomos kur kalon moshën 65-vjeçare.
Ky është përfundimi i një hulumtimi të kryer nga ekspertët e Institutit të Shkencave të Popullsisë në Tajvan, botuar në revistën shkencore “Journal of Epidemiology & Community Health”.

Sipas tij,  të bësh pazar, duket se është një gjë shumë e mirë për shëndetin dhe të zgjat jetën, të paktën për ata mbi 65 vjeç. Dhe përfitimet, thuhet se janë edhe më të dukshme për burrat.

“Ekzistenca e problemeve fizike dhe mendore, sidomos tek gratë e moshës mesatare, shpjegohet pikërisht me faktin se ato bëjnë më pak pazar se burrat. Duke e shmangur kështu, këtë lloj terapie”, pohon eksperti tajvanez Yu-Hung Chang, i cili drejtoi këtë hulumtim.

Duke e argumentuar më tej, faktin e të qenit si një terapi pozitive të të bërit pazar, me atë se ai të mban mendërisht të gjallë, vigjilent dhe përherë në lëvizje dhe në kontakt me njerëzit e tjerë. Një gjë kjo, shumë e vlefshme për shëndetin e gjithësecilit.

Me pak fjalë, kënaqësitë e blerjeve mund të kontribuojnë në mirëqenien tonë psikologjike.
Përveç kësaj, studimi citon edhe faktin tjetër, se “në krahasim me llojet e tjera të aktiviteteve fizike, të tilla si sporti, që zakonisht kërkojnë motivime dhe trajnime, pazari është më i lehtë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button