Grupi “The Protagonist” lanson videoklipin e parë (VIDEO)

Lansohet kënga dhe video klipi i parë i grupit “The Protagonist” i formuar në vitin 2010, i cili përbëhet nga Rashid Saliji-Rush, Kuzman Markoski dhe Edmond Amzai. 

Përveç faktit se bëhet fjalë për një grup multikulturor, ata gjithashtu karakterizohen me tekste shumë të pasur dhe me koncepte të ndryshme muzikore, si dhe për nga mënyrat jo të zakonshme të krijimit të tingujve në mënyrë elektrike, siç janë tingujt organikë etj.

“Me qëllim që të prodhojmë një punë sa më eklektike, kemi punuar shumë për të arritur rezultat cilësor”, thotë Rashid Saliji për Portalb. Kënga quhet Hyperreal dhe është kënga e parë e albumin të tyre No Exit Museum i cili do të lansohet gjatë vitit 2013. Të njëjtën mund ta dëgjoni më poshtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button