Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Gjatë tre ditëve të fundit janë zhvendosur edhe 31.600 civilë të tjerë si pasojë e sulmeve intensive nga regjimi i Bashar al-Asadit, grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane dhe Rusia, në pjesën periferike jugore dhe perëndimore të Halepit, brenda zonës së deeskalimit në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mohammad Hallaj, drejtori i Koordinimit të Ndërhyrjes Siriane, e cila përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur nga rajoni për AA ka deklaruar se si pasojë e sulmeve të mbështetura nga ajri dhe nga Rusia, vazhdojnë migrimet nga rajonet Darat Izzah, Atarib, Huritan, Hayyan, Anadan, Aynacara, Kasimiyya, Sellum, Khan Tuman, Khan al-Asal, Kafr Naya Bara dhe Ayn Cara.

Për shkak të sulmeve të ndërmarra nga forcat e regjimit të Asadit të përbëra nga grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane dhe ruse, në tre ditët e fundit janë zhvendosur nga vendet e tyre edhe 31.600 civilë të përbërë nga 6.200 familje.

Një pjesë e madhe e civilëve të zhvendosur janë strehuar në zonat e kampeve pranë kufirit me Turqinë ndërsa një pjesë e tyre në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” zona të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët.

Nga vendbanimet në pjesën jugore dhe juglindore të Idlibit dhe pjesën perëndimore dhe jugore të Halepit janë zhvendosur rreth 481 mijë civilë që nga nëntori 2019.

Mijëra civilë kanë vështirësi në gjetjen e strehimoreve për shkak të tejmbushjes së kampeve në Idlib, mungesës së infrastrutkurës dhe territorit për formimin e tendave të reja si dhe për shkak të zvogëlimit të ndihmave.

Po ashtu mijëra familje të cilat kanë mbetur pa shtëpi duke u larguar nga sulmet presin ndihmë për të siguruar produktet e nevojshme jetësore.

– Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, përveç Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre. Si pasojë e sulmeve, qindra mijëra civilë u

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button