Administratorët dhe numrat telefonik të “Dhomës publike” janë të njohur për policinë

Policia e ka zbuluar administratorin dhe i ka numrat telefonik të anëtarëve të grupit “Dhoma publike” të rrjetit social “Telegram” në të cilin janë publikuar përmbajtje pornografike të vajzave të mitura, shkruan MIA, duke u thirrur në burime të hetimit, njofton Portalb.mk.

Byroja për Siguri Publike prej mbrëmë, pas zbulimit në opinion, ka ngritur hetim, në të cilin pritet që të zbulohen administratorët dhe anëtarët e grupit të mbyllur “Dhoma publike” në rrjetin social “Telegram”.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, sot tha se ky grup është formuar tani dhe për shkurt kohë ka arritur që të bëjë numër të madh të anëtarëve dhe për këtë ka ftuar në mbikëqyrje më të madhe dhe reagim në kohë.

“Nga Byroja për Siguri Publike është ngritur procedurë e plotë, është njoftuar prokurori i PTHP-së. Prokuroria është duke punuar për zbulimin e administratorëve dhe anëtarëve të këtij grupi. Vetëm apeloj që sa më shpejtë të mbarohet hetimi. Ky është apel edhe deri te të gjithë ne, prindërit dhe institucionet arsimore për vëzhgim më të madh ndaj fëmijëve dhe në kohë që të reagohet edhe në familje edhe në shkolla”, tha Spasovski.

Zv/ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkriel tha se deri më tani nuk ka asnjë paraqitje nga prindërit e fëmijëve të cilat janë keqpërdorur.

“Po koordinohemi me MPB-në dhe me MASH. Dërgojmë apel deri te prindërit, vajzat e të cilëve janë të ekspozuar në atë grup, të drejtohen deri te Qendrat për Punë Sociale për ndihmë sociale. Me MASH tanimë jemi marrë vesh me ekipet në shkolla që të ndërmarrin masa”, tha Shkriel.

Zv/ministrja shtesë në MPB, Sllavjanka Petrovska, mbrëmë në profilin e Fejsbukut tha se Byroja për Siguri Publike menjëherë ka filluar hetimin për motivet dhe qëllimet e formimit të këtij grupi pasi që “Radio MOF” dhe “A1on” kanë publikuar storje shqetësuese se për më shumë se një muaj në një grup të mbyllur si “Dhomë publike” me mbi 7.400 anëtarë po ndahen fotografi dhe video të vajzave të mitura në vend, disa edhe me emër dhe mbiemër.

Portali A1on ka hyrë në “Dhomën publike” dhe ka mundur që t’i ndjekë komentet dhe fotografitë e shpërndara të mbi 7.400 anëtarëve, ndërkaq sipas numrave telefonik, aty ka pasur edhe ish funksionarë të lartë, menaxherë të kafeneve, gazetarë, biznesmenë. Pasi që publikisht është bërë i njohur grupi, atëherë rreth 600 anëtarë kanë dalë prej grupit, ndërkaq të tjerët kanë vazhduar të shpërndajnë përmbajtje pornografike, numra telefonik të vajzave dhe fotografi të zhveshura.

Sipas informatave të A1.on.mk, këtë grup e ka formuar një person i mitur, por me kalimin e kohës në grup janë kyçur edhe persona mbi 18 vjeç. Për rastin kanë alarmuar edhe profesorë të shkollave të mesme, zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, e cila deklaroi se është hapur hetim për rastin, ndërkaq nga Komiteti i Helsinkit nesër do të dorëzohet padi deri te Sektori për Krim Kompjuterik në MPB.

“Prej informatave të marra nga rrjete sociale, do të formojmë edhe lëndë dhe nesër zyrtarisht do të shkojmë në MPB. Sektori për Kompjuterik mund ta gjejë adresën e adminit dhe pasi që ta njoftojë PTHP-, duhet që të jepet urdhër për kontroll gjegjësisht marrje të pajisjes kompjuterike dhe telefonit. Më e rëndësishme është që të kontrollohen të gjitha dyshimet”, thonë nga KH.

Sipas informatave të A1on, është formuar edhe një grup i ri i cili nuk është vendosur në funksion.  E gjithë kjo plotësisht është shqetësuese nga aspekti i faktit që fotografitë dhe videot tanimë janë në duart e mijëra anëtarëve, ndërkaq vet aplikacioni rus “Telegram” është rëndë që të ndiqet, pasi që ekziston mundësi për të fshehur numrin telefonik të shfrytëzuesit. E gjithë kjo është me qëllim që të mbrohet privatësia e shfrytëzuesve të “Telegramit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button