RMV, avokatët, drejtorët dhe menaxherët e arrestuar në biznesin me kokainë mbeten fshehtësi

Thuajse nëntë muaj pas aksionit që MPB e zbatoi në bashkëpunim me PTHP-në për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe në të cilin, sipas informatave të atëhershëm janë të përfshirë avokatë, drejtorë, bankierë, menaxherë dhe të punësuar në administratën publike, në opinion nuk ka kurrfarë të dhëna për atë se cilët janë këto persona, cila është lidhja e tyre konkrete me tregtinë me kokainë, a kanë kërkuar masa për sigurimin e pranisë së tyre në hetim, njofton MKD, transmeton Portalb.mk.

MPB dhe Prokuroria Publike luajnë “ping-pong” për rastin dhe në fund kanë treguar se për të njëjtët kryhet parahetim i fshehtë dhe se më shumë informata nuk mund të ndajnë me opinionin, përveç asaj që e kanë publikuar.

Në aksionit policor të 9 majit Policia njoftoi se do të ngritet padi kundër katër personave të cilët janë marrë me tregti me drogë. Bëhet fjalë për persona: I.J (41), B.J (31) të dy nga lagjja Çento, N.M (37) nga Çairi dhe D.R (19) nga Haraçina, nën dyshime se kanë bërë veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim  të lëndëve narkotike.

Nga policia poashtu kanë njoftuar se gjatë veprimit të tyre, grupi i organizuar kriminel ka bërë veprime korruptive për të siguruar informacione për masat që MPB i ndërmerr ndaj pjesëtarëve të grupit si dhe për sigurimin e informacioneve të nevojshme për procedura konkrete gjyqësore që janë kundër tyre.

Aksioni ka filluar kur lideri i grupit ka tentuar të ik nga shteti, ndërsa është arrestuar në aeroportin e Shkupit me një shumë të madhe të parave. Poashtu edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit janë arrestuar, ndërsa njëri është në kërkim. Njëri nga anëtarët e grupit u arrestua gjatë natës në shtëpinë e tij ndërsa kishte planifikuar të arratiset.

Nga bastisjet e kryera janë gjetur sasi e madhe e kokainës, para, pesë makina luksoze, një pistoleta, dy pancirë, më tepër telefona celularë.

MPB ka njoftuar se do ta zgjeroj hetimin edhe ndaj zyrtarëve policor për të cilët gjatë hetimit janë siguruar informacione se kanë pasur lidhshmëri me pjesëtarët e këtij grupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button