Ka arritur në 56 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë

Numri i viktimave nga përhapja e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Wuhan të Kinës është rritur në 56, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë thuhet se si pasojë e epidemisë 2019-nCoV në të gjithë vendin kanë humbur jetën 56 persona ndërsa janë prekur mbi 1.975 të tjerë nga të cilët 324 në gjendje të rëndë.

Sipas shpërndarjes në qytete dhe rajone, 52 persona kanë humbur jetën në Hubei, 1 në Hainan, 1 në Hebei, 1 në Heilongchiang dhe 1 në Shangai. Ndërsa është rritur në 2.684 numri i personave të dyshuar se janë prekur nga virusi.

Komisioni njoftoi se janë zbuluar 688 raste të reja në 24 orët e fundit dhe se numri i personave nën vëzhgim që kanë kontaktuar me të infektuarit është 21.556. Gjithashtu thuhet se 49 të infektuar janë liruar nga spitali pasi janë shëruar.

Në rajonet speciale administrative të venedit nga virusi janë prekur 5 persona në Hong Kong, 2 në Macau dhe 3 në Tajvan.

Ndërkohë që përveç Kinës raste të virusit janë vërejtur edhe tek 3 persona në Tailandë, 2 në Japoni, 2 në Korenë e Jugut, 2 në SHBA, 2 në Vietnam, 3 në Singapor, 3 në Malajzi, 1 në Nepal, 3 në Francë dhe 1 në Australi. Ndërkohë që janë shëruar 1 rast në Japoni dhe 2 raste në Tailandë.

– Ndërpriten udhëtimet e linjave të autobusëve ndërqytetas në Tianjin

Në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e epidemisë, dje u ndërprenë përkohësisht udhëtimet e linjave të gjata me autobus që sigurojnë transportin ndërqytetas nga Pekini në qytetet e tjera.

Ndërsa sot u njoftua se që nga dita e nesërme do të ndërpriten udhëtimet me autobus të linjave të gjata nga Tianjin që është qyteti fqinj me Pekinin drejt rajoneve të tjera.

– “Izolohet” edhe një qytet tjetër në rajonin Guangdong

Pas qytetit Wuhan në rajonin Hubei në Kinë janë “izoluar shumë qytete” ku si pasojë është ndërprerë edhe trasporti publik. Duke filluar nga dita e sotme bëhet e ditur se do të izolohet edhe Shantou, qytet me rreth 5.6 milionë banorë që ndodhet në rajonin Guandong.

Autoritetet lokale në Shantou njoftuan se krahas transportit publik që nga sot do të ndalohet edhe funksionimi i taksive që ofrojnë shërbim nga stacionet qendrore ose nëpërmjet internetit.

Ndalesa në fjalë do të fillojë në orën 14:00 sipas kohës lokale dhe bashkë me këtë që nga dita e nesërme do të ndalohet hyrja e automjeteve dhe anijeve në qytet përveç automjeteve private dhe atyre që transportojnë produkte të caktuara.

Për shkak të përhapjes së virusit në një kohë të shkurtër nga qyteti Wuhan në rajonin Hubei drejt qyteteve dhe rajoneve të tjera, u ndalua transporti publik kryesisht në Wuhan dhe në 13 qytete të tjera të mëdha dhe të vogla.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) u shfaq për herë të parë në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës. Simptomat e para të NCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button