Gjermania zvogëlon numrin e ushtarëve në Afganistan

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, deklaroi se ky shtet planifikon që të ulë numrin e ushtarëve gjermanë në Afganistan për ¼ gjatë vitit 2013. Westerwelle u tha gazetarëve në Berlin se kjo përputhet me planet e Gjermanisë që deri në fund të 2014-s të tërheqë krejtësisht ushtarët e vet, transmeton KTV. 

Në Afganistan momentalisht janë të angazhuar rreth 4 mijë ushtarë gjermanë, kryesisht në veri të vendit. Plani është që numri i tyre, deri në shkurt të vitit 2014 të ulet në 3300. Por, për uljen e numrit të ushtarëve gjermanë në Afganistan, do të duhej miratimi i Parlamentit gjerman. Westerwelle paralajmëroi se edhe pas tërheqjes, Gjermania do të vazhdojë, megjithatë, t’i ofrojë ndihmë këtij vendi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button