Qyteti i Shkupit do të marrë 12 milion euro kredit për parkun argëtues

Qyteti i Shkupit do të marrë një kredi 12 milionë euro për ndërtimin e një parku argëtues dhe blerjen e pajisjeve. Vendimi për marrje të kredisë me propozim të kryetarit Petre Shilegov do të vihet për miratim nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancë të mërkurën.

“Për të nxitur edhe më shumë vizionin e Shkupit si qendër të zhvilluar turistik kulturor-historik dhe sportiv-rekreativ, një nga qëllimet afatgjata të Qytetit të Shkupit është ndërtimi i një parku të ri tematik, i cili do të ofrojë më shumë rekuizite për argëtim dhe për adrenalinë. Për shkak të faktit se çmimi i vlerësuar nuk mund të sigurohet gjatë një viti, ndërtimi i objektit do të jetë në faza, me ç’rast mjetet financiare për projektimin, ndërtimin, blerjen dhe montimin e tij janë siguruar nga buxheti i Qytetit të Shkupit, gjatë vitit 2020 dhe 2021. 94 milionë denarë janë siguruar në buxhetin e qytetit për vitin 2020, ndërsa pjesa tjetër 766 milionë denarë përmes kredisë”, tha kryetari Petre Shilegov.

Sipas projektit të ri në bazë të një studim që e ka hartuar “Besa”, studio për arkitekturë italiane, parku argëtues do të merr një koncept krejtësisht të ri, transmeton SDK.mk. Do të përfshijë një sipërfaqe mbi 26.000 metra katrorë, përkatësisht do të zgjerohet në zonën ku gjenden diskotekat verore në Parkun e qytetit. Gjithashtu në vend të Luna parkut do të quhet Parku argëtues, do të ketë përmbajtje dhe rekuizita për mosha të ndryshme dhe shumë më tepër se sa parashikohej në projektin e mëparshëm. 7 rekuizitat e blera në kohën e ish kryetarit Koce Trajanovski do të përfshihen në parkun e ri, ndërsa do të blihen edhe 20 tjera.

Kryetari Shilegov pret që Parku argëtues do të jetë gati vitin e ardhshëm. Për të siguruar hapësirë ​​të mjaftueshme parkimi për vizitorët në vendin e barakave të Qytetit të Shkupit, do të ndërtohet parking i parafabrikuar, me kapacitet prej 600 deri 900 vendparkime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button