Zaev: Prokurorët të zgjidhen sipas vendimeve sistematike dhe jo të emërohen nga politikanët

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është i bindur se mund mblidhet dy e treta e shumicës për ligjin për Prokurorinë publike dhe thekson se politikanët i janë borxhlinj shtetit që ligji të miratohet para shpërbërjes së Parlamentit.

Zaev shpreson se Qeveria javën e ardhshme do të dërgon në Parlament propozim ligjin dhe do të ketë diskutim publik, kurse për vërejtjet e opozitës, thotë se janë konfuze. Vendimi për ligjin, siç thotë Zaev, duhet të jetë i pastër dhe të garantojë sundimin e të drejtës.

“Prokurorët publik kanë të drejtë të konkurrojnë si të gjithë, pa iu garantuar askujt asgjë, të njëjtat kushte vlejnë për të gjithë, kjo është ajo me të cilën BE nuk ka problem dhe ne nuk kemi probleme. Por ne kemi probleme me çështjen se politikanët emërojnë prokurorë, kemi problem më politikanët që vendoin për ardhmërinë e lëndëve. Duhet të lëmë sistemin dhe me anë të vendimeve sistematike të zgjidhet prokurori shtetëror, prokurori për krim të organizuar dhe të gjithë prokurorët. Gjithashtu lëndët e tanishme, të ardhshme dhe të kaluara të janë të sigurta. Vetë ligji parashikon sigurinë e lëndëve, gjegjësisht të atyre tani më në procedurë gjyqësore, dhe duhet të kemi parasysh që për këtë duhet të vendoset në mënyrë të pavarur, dhe jo politikanët të ulen dhe të vendosin për këtë”, tha Zaev.

Ndryshe, erokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhejli, gjatë vizitës në Shkup apeloi që sa më shpejtë të afrohen qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike dhe porositi se duhet që t’i jepet prioritet atij ligji.

Siç tha Varhejli, nëse partitë arrijnë pajtueshmëri, sipas tij, ajo do të jetë sinjal i mirë deri te vendet-anëtare për gatishmërinë e shtetit për të plotësuar atë që kërkohet prej saj.

Ligjin për prokurori publike, me të cilin do të zgjidhet edhe problemi pas ndërprerjes së mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, si prioritet e ka përmendur edhe ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button