U zbuluan katër emigrantë nga Afganistani në një tren transportues në Tabanoc

Katër emigrantë nga Afganistani mbrëmë janë zbuluar në vendkalimin kufitar Tabanoc në vagonin e një treni transportues i cili ka qarkulluar drejt Hungarisë.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë rreth orës 00,05 në vendkalimin kufitar Tabanoc – të punësuarit në HM – Transport kanë denoncuar se në dalje prej R. Maqedonisë së Veriut në një tren transportues i cili ka qarkulluar në relacionin Republika e Greqisë – Republika e Hungarisë kanë vërejtur të trokitura në njërin prej kontejnerëve, shkruan MIA. Pasi janë hequr plombat në njërin prej vagonëve të ngarkuar me kontejnerë janë gjetur katër emigrantë nga Afganistani: A.B.K. (20), O.M. (30), A.Z. (19) dhe S.I. (33).

Emigrantët janë dërguar në kampin transitues Tabanoc për procedurë të mëtejme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button