SHBA, shpërthim në një fabrikë, 2 të vdekur dhe 20 të plagosur (VIDEO)

Të paktën 2 persona e kanë humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi dje në një fabrikë në Houston të Teksasit në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bashkisë së Houston-it, Sylvester Turner bëri të ditur se dy punonjës kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në zonën industriale. Ata kishin ardhur para orarit të punës për të përdorur palestrën sportive.

Ai gjithashtu tha se 20 të tjerë janë plagosur nga të cilët 2 punonjës dhe 18 të tjerë që ndodheshin në shtëpitë dhe bizneset përreth.

Drejtori i policisë së Houston-it, Art Acevedo në një konferencë për media tha se hetimet e autoriteteve lidhur me shpërthimin do të vazhdojnë edhe për 3-4 ditë.

Nga shërthimi që ndodhi dje në fabrikë zyrtarët kishin informuar se nuk ka jetë të humbura ose të plagosur. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë ndaj zjarrit që u shkaktua pas shpërthimit në zonë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button